22.8 C
Prizren
E diel, 23 Qershor, 2024

Pandeli Majko shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Rahovecit

Rahoveci  ka kremtuar Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë kremte, ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, është shpallur “Qytetar Nderi” i Rahovecit dhe është vlerësuar si kontribuues real në çështjen e Kosovës dhe parandalimin e gjenocidit, duke njoftuar Bashkësinë Ndërkombëtare për krimet që po ndodhnin në Kosovë.

“Duke qenë faktor unifikues në një periudhë të trazuar, Pandeli Majko dha kontribut real për të bashkuar faktorin shqiptar, duke shmangur edhe situata konflikti ndërshqiptar, që mund t’i kishin kushtuar rëndë kauzës së çlirimit të Kosovës”, ka thënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Sipas Lajtifit, Majko me vendosmëri kërkoi nga faktori ndërkombëtar dhe konkretisht nga NATO, që të ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e gjenocidit dhe të spastrimit etnik të Kosovës.

“Pas dëbimit masiv të shqiptarëve nga trojet e lashta stërgjyshore, kriza humanitare e Kosovës, mori një kthesë vendimtare pozitive, pas deklaratës së Pandeli Majkos, se Shqipëria mund të presë çdo të dëbuar nga Kosova. Ka dhe një fakt, që përbën anën e shkëlqyer të shtetit shqiptar dhe të qeverisë së asaj kohe. Kryeministri Pandeli Majko dhe të gjithë ministrat e tij, kanë nënshkruar një dokument sekret në qeveri, ku ushtria shqiptare merrte përsipër zyrtarisht furnizimin e UÇK-së me armë. Në këtë mënyrë, Kosova mbetet çështje e zemrës për atdhetarin Pandeli Majko”, ka theksuar Lafiti.

Laifit e ka falënderuar secilin anëtar të Kuvendit që e mbështetën këtë propozim dhe që mundësuan dekorimin e Pandeli Majko me këtë titull nderi.

“Ky dekorim nuk është vetëm për ish-kryeministrin Pandeli Majko, por për të gjithë ata që e mbështetën në këtë kauzë dhe që kontribuuan çlirimin e një pjese të trojeve shqiptare.  Duke e uruar zotin Pandeli Majko për qëndrimin e tij stoik dhe frymëzues, e përgëzoj për këtë dekoratë nderi”, ka theksuar Latifi.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, në seancën solmene ka thënë se detyra e tij ishte të mos tradhtonte vetën, kombin dhe Kosovën. Majko ka thënë se kontributi i tij nuk krahasohet me ushtarët e UÇK-së që dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën.

“Nuk mendoj se ato që i kam bërë mund të krahasohen me ato që kanë bërë ushtarët e UÇK-së që kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë që është jeta. Detyra e kryeministrit ishte mos të tradhtonte vetën, kombin dhe Kosovën. Ishte një gjest simbolik pasi isha dhe jam i bindur se ShBA, Britania e Madhe dhe NATO nuk na lënë, as nuk do të na lënë sepse me luftën e Kosovës ka qenë jo vetëm fitore”, ka deklaruar Majko.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka thënë se nën drejtimin e Majkos mijëra shqiptarë nga Kosova u strehuan në Shqipëri. Malaj,ka deklaruar se Mjako ka pasur një rol kyç në intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Majkon për kontributin e tij gjatë luftës. Haradinaj ka thënë se Majko ka nderuar popullin e Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

36 vite nga vdekja e aktores së shquar shqiptare, Marie Logoreci

Marie Logoreci ishte aktore shqiptare e teatrit dhe filmit, pioniere e kinematografisë shqiptare. Paraqitja për herë të parë në film ishte tek Skënderbeu, më...

Kurti uron festën e Bajramit, bën thirrje për solidaritet dhe mirënjohje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij, Kurti ka bërë thirrje për falënderim...

Lajmet e Fundit