4.9 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Për pak sa nuk vdiq nga tmerri kur ‘pa djalin e tij në lavatriçe’

Një burrë ndau një foto të makinës së tij larëse që tregon fytyrën e një fëmije, i cili duket sikur është bllokuar brenda. Ai shpjegoi se ishte një bluzë me imazhin e djalit të tij.

Hyra në banjë dhe pashë në lavatriçe. Brenda pashë fytyrën e djalit tim të vogël.

Unë pothuajse vdiqa në vendin e ngjarjes, shkruajti një burrë që besohej të ishte nga Rusia së bashku me një foto që ai postoi në faqen e ndarjes së fotove Imguru, ku poston nën profilin ARussianAndHisBike.

Ai shpjegoi se pas tronditjes fillestare, ai shpejt u qetësua kur kuptoi se ishte thjesht një bluzë me imazhin e djalit të tij.

Megjithatë ai nuk është i vetmi që reagoi me tmerr në skenë. Përdoruesit e Imgur i thanë atij se ai duhej të vinte një paralajmërim në foto përpara se ta postonte sepse ishte një skenë e tmerrshme.

Fotoja tronditëse zgjoi kuriozitetin tek njerëzit, kështu që postimi mblodhi mbi 100,000 shikime. Përveç njoftimit, ARussianAndHisBike këshilloi të tjerët që, nëse kanë bluza të ngjashme me fëmijët e tyre, të vendosin një paralajmërim në lavatriçe përpara se ta fusin aty, në mënyrë që dikush të mos pësojë një sulm në zemër.

Më Shumë

Muharremaj krijon parkingje për mërgimtarët në Suharekë, në dispozicion edhe oborri i Komunës

Në kuadër të ardhjes së mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për krijimin e hapësirave...

Derbi Rahoveci-Kastrioti hap sot elitën e hendbollit

Xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) nis të shtunën me superderbin mes Rahovecit dhe Kastriotit, një përballje që pritet të...

Lajmet e Fundit