Përkujtohet 25-vjetori i dëshmorëve të UÇK-së dhe Dita e Brigadës 121 “Kumanova”

Në këta përvjetorë, foli edhe personaliteti ushtark e politik, në kohë lufte e tash në lirinë e Kosovës, z. Fatmir Limaj dhe mes tjerash theksoi: ”Sot nderojmë dëshmorët e brigadës 121 ”Kumanova”, gjithë dëshmorët e kombit dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vazhdoi ”Historia e djeshme e Kohës e shkruar dhe vulosur me gjakun e dëshmorëve është udhërrëfimi më i dinjitetshëm për të gjithë brezat e pikërisht për djemtë e vashat që lindën  25 vjet më parë dhe mësojnë historinë e më të dashurve të tyre që ia falën jetën atdheut. Ai foli edhe për mbrojtjen e mbi 85 mjië banorëve në malet e pathyeshme të Kleçkës nga luftëtarët e UÇK-së, përballë një ushtrie dhe shteti pushtues serbë deri në fitoren e plotë si dhe për zhvillimet  aktuale brenda kësaj përiudhe 25 vjeçare duke përfunduar se ”Luftëtarët e UÇK- së dhe populli  shqiptar pagoi çmimin më të lartë për lirinë e Kosovës dhe vetëm me këtë sakrificë na mbështeti bota liridashëse dhe demokratike”.
Nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, foli Faton Klinaku: ”Rrugëtimi i popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar u nis me luftën e UÇK-së dhe u finalizua me lirinë e Kosovës, andaj edhe sot kur Kosova po përballet me vështirësi politike, kërkojmë unitet dhe fuqizim të vlerave kombëtare, përballë mohuesve të këtyre vlerave”.
Në këta përvjetorë, u lexua edhe kumtesa për luftën e UÇK-së, nga Prof. Ibrahim Gashi, si dhe në fund përformuan, artist e këngëtarë me programin artistik.

 

 

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit