9.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Policia ndërmerr aksion kundër parkingjeve të parregullta në Prizren – 106 gjoba për dy orë

Parkimet e parregullta vazhdojnë të mbeten një ndër sfidat kryesore për qytetin e Prizrenit. Ato pengojnë qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve, duke krijuar shpesh situata të rrezikshme për sigurinë publike.

Për të adresuar këtë problem, sot më 27.02.2026, në intervalin kohor 10:00–12:00, patrullat e Stacioneve Policore Prizren, Prizren-Veri dhe Njësisë për Rregullimin e Komunikacionit Rrugor zhvilluan një aksion të koordinuar kundër parkimeve të parregullta, kryesisht në qendër të qytetit.

Gjatë këtij aksioni dyorësh, janë shqiptuar gjithsej 106 gjoba për shkelje të rregullave të parkimit.

“Respektimi i rregullave të komunikacionit është çelësi për një qytet më të sigurt dhe më të rregullt. Ftojmë të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me sjellje të përgjegjshme në rrugë, sepse vetëm së bashku mund të ndërtojmë një Prizren më të qetë dhe më të bukur për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet kanë paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e rendit dhe sigurisë në komunikacion.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Drini i Bardhë prezanton afrimin e ri, Feldis Mustafi Pelje

Klubi i futbollit Drini i Bardhë ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Feldis Mustafi Pelje, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri garues,...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit