9.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Porto kërkon të largojë mbrojtësin që gënjeu për moshën, Milan-i synon transferimin

Portugezët e Porto-s kërkojnë të largojnë nga skuadra e tyre mbrojtësin, Chancel Mbemba. Futbollisti afrikan ka gënjyer për moshën e tij, pasi nuk është 27-vjeç, por 31.

Ish-mbrojtësi i Newcastle ka hyrë në muajit e fundit të kontratës në “Dragao” dhe nuk do të ketë kontratë të re për të.

Qendërmbrojtësi u aktivizua në mbi 50 ndeshje me Newcastle midis 2015 dhe 2018. Më parë besohej se ai ishte 27-vjeç, por sipas gazetës portugeze “Corriero de Manha”, ai u ka thënë miqëve të tij se ka lindur në 1990.

Mosha e Mbemba-s është vënë në dyshim që në vitin 2013. Një hetim asokohe zbuloi se ai kishte katër data të ndryshme të lindjes. Viti më i hershëm i zbuluar ishte gushti i 1988.

Mbrojtësi thuhet se ka ndryshuar moshën ndërsa ishte duke përfunduar një lëvizje nga Kongo te skuadra belge Anderlecht-it në vitin 2012.

Gjatë hetimit të vitit 2013, një anëtar i Federatës së Futbollit të Kongos zbuloi se viti i lindjes së Mbemba-s u ndryshua në 1991 pasi i mundësoi atij të luante në Lojërat Olimpike të 2012-ës, të cilat më së shumti lejojnë lojtarët U-23.

Në vitin 2018, Porto investoi rreth 5 milionë euro për ta transferuar nga Newcastle, Mbemba-n. Këtë sezon ai është paraqitur në 24 takime me skuadrën portugeze.

Futbollisti i lindur në Zaire, por që përfaqëson Kombëtaren e Republikës Demokratike të Kongos, thuhet se është në radarët e gjigandëve italian të Milan-it.

Ai ishte në fushë në të dy përballjet e Porto-s me Milan-in këtë sezon, për fazën e grupeve të Champions League.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Barnatorja Qendrore në Rahovec nis punën me dy ndërrime

Nga dita e nesërme, Barnatorja Qendrore në kuadër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të funksionojë me dy ndërrime, duke mundësuar shërbime...

Dardan Cena në garë për medaljen e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në turneun Sofia European Open 2026, duke arritur deri në luftën për medaljen e...

Lajmet e Fundit