-2.6 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Pranoi qe mori një milion eurot nga BKS-ja: Do t’i kthej me keste…| Detaje nga deklarata e Valon Berishes se BKS-së

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë deklaratën e Berishës, të bërë tek avokati Fanol Krasniqi, i cili përmes saj pranon për dëmin e shkaktuar në vlerë prej një milion eurove. Kësisoj, ai në deklaratën e përpiluar në mars të këtij viti, kërkon nga BKS’ja që t’i kthejë paratë përmes kësteve. Këstin e parë propozon që të jetë 100 mijë euro.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Andaj, Byrosë i propozojmë që të ndërmarrë veprimet respektive në përllogaritjen e dëmit, ashtu që të mundësohet arritja e një marrëveshje sa më të favorshme për palët. Ndërsa, për të garantuar përmbushjen e plotë dhe efikase të detyrimit, kërkojmë që të shqyrtojë mundësinë e dakordimit të pagesës së shumës që do dalë nga ekspertimi Juaj financiar, në disa këste, ku si shprehje e vullnetit të mirë, shprehim gatishmërinë për lartësi të këstit të parë deri në njëqindmijë euro”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e tij.

Express Kredi nga BiCredit

Po ashtu, ai merr përgjegjësinë për gjithçka që ka ndodhur në BKS.

Punonjësit tjerë të Byrosë, përfshirë ata në pozita drejtuese apo ekzekutive, nuk kanë pasur qasje, njohuri apo përfshirje në vendimmarrjet financiare të ndërmarra nga unë. Çdo veprim i ndërmarrë ka qenë në kuadër të përgjegjësive dhe diskrecionit tim profesional, pa ndonjë ndikim apo ndërhyrje nga persona të tjerë brenda Byrosë“.

Berisha sot ka rënë në pranga përgjatë një operacioni të madh të Prokurorisë Themelore në Prizren, bashkë me Sami Mazrekun, ish-drejtorin e BKS’së.

Berisha dyshohet se ka pasur rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe realizimin e transaksioneve financiare gjatë periudhës kur janë kryer pagesat e dyshimta që kapin vlerën mbi 1 milion euro, përmes xhirollogarive të BKS-së.

Nga ky aksion cak kanë qenë 40 persona, ka bërë të ditur Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona“, bëri të ditur Kryeziu. /Insajderi.org/

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Lajmet e Fundit