6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Prizreni të mërkurën ngritet në këmbë për vdekjen e 3 vjeçares

Në emër të OJQ-ve organizatore të protestës, EC Ma Ndryshe, nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se më datën 15 qershor 2016, qytetarët, shoqëria civile dhe OJQ-të do të protestojnë për vdekjen e vajzës tri vjeçare.

Protesta do të mbahet në Sheshin Shadërvan të Prizrenit duke filluar nga ora 12:00 (mesditë).

“Thirrjes për protestë në Prizren për të kërkuar llogari për tragjedinë e javës së kaluar po i përgjigjen edhe shumë organizata nga qytete të ndryshme të Kosovës. Deri në këtë moment, këto organizata janë deklaruar se e përkrahin dhe i bashkohen protestës së Prizrenit: Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, Instituti GAP, Iniciativa për Progres – INPO, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS, Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ, Anibar, Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GSJP, Lëvizja FOL, Qendra për Politika dhe Avokim – QPA, Syri i Vizionit, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, OJQ THY, Klubi Politik i Studentëve”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave./PrizrenPress.com/

Prizren-proteste1

Më Shumë

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

Lajmet e Fundit