10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pronari i Leeds United po vlerëson një ofertë për Inter-in

Pronari i klubit të Premier League-s angleze Leeds United, Andrea Radrizzani po shqyrton një ofertë për Inter-in e Milanos, një nga skuadrat më të njohura të futbollit të Italisë dhe me vlerë rreth 1 miliardë euro (1.1 miliardë dollarë).

“Aser Ventures” e Radrizzani-t, e cila ka shumicën e aksioneve te Leeds, është ndër investitorët që po shqyrtojnë një ofertë për klubin italian, sipas “Bloomberg”. Ata kërkuan që të mos përmenden emrat e tyre ndërsa po zhvillohen diskutimet.

“Investcorp” me bazë në Bahrein, i cili ofertoi për rivalin, Milan, vitin e kaluar, është gjithashtu një ofertues i mundshëm thuhet në raport.

Gazeta “Il Sole 24 Ore” ka raportuar se “Investcorp” po kërkon të bashkojë një grup investitorësh nga Bahreini për të blerë Inter-in, i cili ka qenë duke luftuar me borxhin, rritjen e pagave për lojtarët dhe të ardhurat më të ulëta të transmetimit në Itali në krahasim me Premier League.

Ekzistojnë gjithashtu disa pengesa përpara se një ofertë të realizohet. Së pari, është e kushtëzuar që Radrizzani t’u shesë aksionet e “Aser” te Leeds investitorëve që qëndrojnë pas ekskluzivitetit të futbollit amerikan San Francisco 49ers në fund të këtij sezoni. Ata aktualisht zotërojnë 44% të aksioneve në klubin anglez.

Kjo marrëveshje është e kushtëzuar me qëndrimin minimal të Leeds në Premier League. Skuadra është vetëm dy pikë larg zonës së rënies dhe u mund 5-1 në shtëpi nga Crystal Palace fundjavën e kaluar.

Radrizzani i lindur në Milano është një sipërmarrës i të drejtave sportive, i cili është pjesë e bordit të “DAZN Group Ltd”, një platformë transmetimi e mbështetur nga miliarderi Len Blavatnik.

Radrizzani bleu Leeds në vitin 2017, ndërsa skuadra konkurronte në nivelin e dytë të Anglisë. Ajo fitoi promovimin tre vjet më vonë.

Inter është një nga klubet më të suksesshme në Itali dhe ishte skuadra e fundit italiane që fitoi Champions League, duke ngritur trofeun e lakmuar në vitin 2010 nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.

Andrea Sartori, themeluesi i konsulentit të biznesit sportiv “Football Benchmark”, e vlerësoi klubin në rreth 1 miliard euro.

Investitori kinez, Steven Zhang ndihmoi në ringjalljen e Inter-it pasi bleu shumicën e aksioneve në 2016, me klubin që fitoi Serie A të Italisë për herë të parë në 11 vjet në 2021.

Ndërsa performanca e ekipit në fushë u përmirësua, matjet financiare të Inter-it u përkeqësuan. Ashtu si në klubet e tjera italiane, borxhi dhe humbjet u rritën gjatë pandemisë dhe Zhang duhej të shikonte opsione alternative. Klubit iu desh të kërkonte financim urgjent nga “Oaktree Capital Management”, i cili lëshoi një linjë kredie prej 275 milionë eurosh që do të mbaronte në maj 2024.Albanian Post

Më Shumë

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci-Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit