13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Pse strukturat paralele PO, e veteranët JO?

Seremb Gjergji italiSeremb Gjergji

Veteranët e UÇK-së, asnjëherë nuk e kanë menduar që pas 14 vjetëve do të mbeteshin pa përkrahje institucionale. Ata ende nuk e kanë vendin e merituar me ligj në shoqërinë tonë. Dita e Veteranëve 29 dhjetori, jo vetëm që nuk është ditë festimi, por nuk është edhe ditë kalendarike në listën e festave shtetërore. Kjo ditë vërtetë duhet vlerësuar për angazhimin individual, familjar dhe kolektiv të Veteranëve të Luftës së Kosovës. Kur institucionet tona nuk bënë asgjë në këtë grup luftarësh. Çudi për Kuvendin e Kosovës që ka një grup veteranësh anëtarë, e gati të gjithë të tjerët miq të VETERANËVE?!

Heroinat në Luftë e Kosovës

Kësaj radhe do të kujtoj koleget, motrat, nënat dhe gjyshet tona të cilat e ndihmuan Luftën e Kosovës, disa me pushkë, e shumë me ushqime, veshmbathje e besa edhe ujë.

Ku janë doktoreshat e luftës dhe mësueset tona, të cilat bënë shumë, ndërsa sot nuk kanë gati asgjë nga shteti. Përkrahja institucionale për këtë grup edne nuk shihet në horizont.
Këto HEROINA, nuk janë të shpikura. Ato janë femra shqiptare të cilat kanë ndihmuar popullin e Kosovës. Disa prej tyre prehen në Paqë, e disa prej tyre janë gjalle dhe kanë krijuar familjet e tyre. Ndërsa, disa bëjnë jetën e përbuzur. Ky grup veteranësh ende jeton në kushte të vështira – pa punë dhe pa përkrahje institucionale. Kush duhet të kujdeset për këto veterane?

Veçmas do të kujtoj Mirvete Sali Maksuti që është vrarë në oborrin e spitalit të Pejës duke ndihmuar nxjerrjen e bashkluftarit Naim Lushi. Mirvetja nga fshati Orrober të Istogut sëbashku me luftarën tjetër Hyrije Veliu, përveç që kanë luftuar krah për krah me burra, edhe kane trajnuar dhe përgatitur për luftë brenda mundësive të gjitha femrat që janë paraqitur për luftë.

Nuk duhet harruar se kontribut të veçanta kanë dhënë edhe Dr. Sevdije Sejfija nga fshati Gllogjan, Momoza Duraku nga Buroja, Dr. Iliriana Hasi doktoreshe në Koshare.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrija, Ajshe Mulaj, e mbi te gjitha Xheve Lladrovci e cila luftoi krah për krah me burrin e saj dhe heroin tonë kombëtarë Fehmi Lladrovci.
Jo vetëm këto Heroina, Luftare dhe Veterane kanë kontribuar edhe me gjakun e tyre për këtë liri që ne po gëzojmë sot. Ka edhe qindra të tjera që nuk janë përmendur. Ka ardhë koha që t’ua njohim kontributin e dhënë secilës veç e veç.

Strukturat paralele me rrogë

Marrëveshja me Serbinë ka shtyrë institucionet tona që strukturave paralele t’u japin paga dhe mirëqenia e tyre të jetë nën përkujdesjen institucional të Kosovës. Janë mbi €300 milion euro që do të ndahen çdo vit për këto struktura.
Tash, mbi bazën morale, si ka mundësi që burrat dhe gratë që kanë luftuar për këtë tokë, nuk kanë përkrahje institucionale?! Pse askush nuk mendon edhe për ta?
Kuvendi i Kosovës ka rreth 1 vit që ka filluar procesin e verifikimit, por deri me tash vetëm sa janë shtuar njerëzit dhe nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Kush duhet të vendosë dhe kush duhet të kujdeset për Veteranët tanë?

(Seremb Gjergji është kandidat i pavarur për President të Kosovës)

Më Shumë

Nis mbulimi i fushave të tenisit në Prizren, ministri Çeku: Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në qytetin e Prizrenit ka filluar me mbulimin e fushave të tenisit, për...

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Lajmet e Fundit