3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

PSG-ja refuzon të pagujë bonusin ndaj Mbappe

Paris Saint Germain refuzon të pagujë një bonus besnikërie për ish-sulmuesin Kylian Mbappe, që verën e këtij viti la Francën dhe zgjodhi të kalojë si lojtar i lirë te Real Madrid.

Sipas gazetës “Le Parisen”, PSG-ja po refuzon t’i paguajë Mbappes shifrën prej 55 milionë eurosh që ai kërkon nga ish-klubi i tij. Një gjë e tillë është konfirmuar nga klubi me një deklaratë.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

 

“PSG ka bërë ankim kundër vendimit të komisionit të LFP. Nuk është vetëm çështje e qëndrimit ligjor të klubit, i cili është plotësisht i justifikuar. Është gjithashtu çështje integriteti, ndershmërie e ruajtjes së vlerave dhe respektit për klubin parisien dhe tifozët, gjë që është më e rëndësishme se çdo lojtar. Nga pikëpamja ligjore dhe faktike, lojtari ka dhënë angazhime publike dhe private, të cilat thjesht i kërkohet klubit t’i përmbushë, përveç kësaj, lojtari ka marrë privilegje të paprecedentë nga klubi gjatë shtatë viteve të tij në Paris. Klubi mezi pret që këto detyrime themelore dhe të padiskutueshme të respektohen në rastin e duhur nëse lojtari vendos të ndjekë këtë çështje, gjë që do të vinte në pikëpyetje reputacionin e tij”, thuhet në reagimin e PSG-së.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Më herët, Liga Profesionale Franceze e Futbollit (LFP) i detyroi parisienët të paguajnë borxhin ndaj lojtarit. Ata caktuan një afat prej tetë ditësh për pagesën e cila tashmë ka skaduar. Mbappe beson se klubi i ka borxh 55 milionë euro në përputhje me kontratën e tij të fundit me klubin e Ligue 1. PSG-ja këmbëngul se lojtari pranoi të hiqte dorë nga kjo tarifë pasi vendosi të largohej nga klubi si lojtar i lirë në verë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Komuna e Dragashit merr përsipër pagesën e energjisë për ndriçimin publik në fshatra nga shkurti i vitit 2025

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka njoftuar udhëheqësit e fshatrave se qeveria komunale do të merr përsipër pagesën e faturave të energjisë...

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Lumni Lushaj Greqia vazhdon të kushtëzojë mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit grek...

Lajmet e Fundit