14.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Qëndrim Zyba prezantohet si lojtar i ri te Legia Varshava

Mesfushori kosovar, Qëndrim Zyba është prezantuar sot (e premte) si lojtar i ri i klubit polak, Legia Warszawa.

Dje gjatë mbrëmjes, Ballkani konfirmoi finalizimin e marrëveshjes me klubin polak për Zybën.

Edhe pse gjatë gjithë javës u përfol për një shitje të plotë, kampioni i Kosovës zbuloi se marrëveshje ishte një huazim me të drejtë blerje.

Sot, Legia ka prezantuar blerjen e tyre të re, duke i uruar suksese në klubin e tyre.

“Përfaqësuesi 22-vjeçar i Kosovës, Qëndrim Zyba, dy herë kampion dhe fitues i kupës kombëtare, u huazua te Legia Warszawa për gjashtë muaj me mundësi blerjeje edhe për dy vjet e gjysmë. Suksese Qëndrim Zyba”, shkruan në postim e tyre.

 

Pas prezantimit, Zyba ka thënë se është gati të jap më të mirën.

“Dua t’i jap Legias gjithë të mirat dhe të fitoj njohjen e tifozëve me paraqitjet e mia të mira”, ka thënë mesfushori therandas.

E drejta e blerjes për njërin nga mesfushorët më të mirë në Kosovë viteve të fundit thuhet se është rreth 500 mijë euro. /Telegrafi/

Më Shumë

Fillojnë punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në Polluzhë

Kanë nisur punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në fshatin Polluzhë të Rahovecit  i cili do të jetë i pajisur me standarde bashkëkohore. Sipas...

Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallë gjatë orëve të mesditës së së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas një videoje nga...

Lajmet e Fundit