24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

QKMF-të nisin zbatimin e vendimit të MSh-së, s’japin më infuzione, spitalet po

Me datë 3 shkurt të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë përmes një qarkoreje ka njoftuar të gjitha institucionet e kujdesit parësorë, se ndalohet dhënia e infuzioneve, përveç në rastet urgjente.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec menjëherë ka nisur zbatimin e këtij vendimi, ku nevoja dhe numri i përshkrimeve për infuzione ka rënë pothuajse në zero.

Drejtuesi i këtij institucioni, Elbunit Kryeziu thotë se po rezulton që infuzionet janë përshkruar deri më tani pa nevojë, ngase pacientët këtë e kanë pasur si fontanë dëshirash dhe kanë kërkuar infuzion qoftë edhe për probleme më minore shëndetësore, si dhimbje shpine, fyti, lodhje dhe të ngjashme.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

E ata që kanë nevojë për trajtim disa ditor me infuzione duhet t’i marrin në spital.

Në Rahovec thonë se nuk kanë pasur telashe me qytetarët sa i përket këtij vendimi, mirëpo nga Malisheva bën të ditur  për televizionin se kanë shume ankesa.

Madje, në disa raste edhe spitalet siç duket nuk janë në dijeni për këtë vendim të MSh-së, ngase po i referojnë pacientët tek kujdesi parësorë për infuzione.

Ndërkaq, QKMF-ja në Klinë po i shërben edhe qytetarët e Malishevës dhe të tjerët nga komunat e afërta për infuzione të cilët referohen nga ordinancat private dhe spitalet publike.

Ky vendim i MSh-së është marr me arsyetimin se dhënia e terapisë paranterale nuk është e paraparë me konceptin e mjekësisë familjare.

Televizioni edhe muaj më parë ka raportuar lidhur me këtë çështje./Klan Kosova/

Lëshohet banesa me qira në Prizren

Më Shumë

Kastrati: Hartimi i përbashkët i buxhetit është llogaridhënie dhe transparencë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar se përfshirja e qytetarëve në hartimin e buxhetit është thelbësore për forcimin e qeverisjes lokale,...

NGOM Fest nis sonte në Kalanë e Prizrenit

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës, NGOM Fest, që është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë, sonte hap dyert për adhuruesit e...

Lajmet e Fundit