14.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Rahoveci organizon kuiz diturie për pavarësi (VIDEO)

Disa nxënës në Rahovec janë duke u testuar për njohuritë e tyre në lëndën e historisë, një ditë para shënimit të përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës.

Drejtori i Arsimit në komunën e Rahovecit, Avdi Morina, tha se tri vendet e para të këtij kuizi do të fitojnë libra të historisë.

“Ne sot kemi organizuar kuizin e diturisë për klasës e 12-ta në lëndën e historisë në prag të festës së 14 shkurtit. Ky është njëri në kuadër të shumë aktiviteteve për të shënuar Ditën e Pavarësisë”.

“Këta nxënës janë më të mirët në lëndën e historisë të klasave të 12-ta të tri shkollave të mesme në Rahovec dhe kemi paraparë që si shpërblim për tri vendet e para t’ju dhurojmë libra të historisë”, tha Morina.

Më Shumë

Në Xërxë përkujtohet dëshmori Hamëz Thaçi

Në fshatin Xërxë të Rahovecit është shënuar 27-vjetori i rënies së dëshmorit Hamëz Ali Thaçi, i cili ra në frontin e Koshares gjatë luftës...

Nis ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash, Kurti: Investim mbi 4 milionë euro

Kanë filluar punimet për projektin e rrugës Korishë–Kabash, e kjo u bë me një ceremoni ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...

Lajmet e Fundit