12.4 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Rama: Jemi pranë zbulimit të gazit dhe naftës në tokën shqiptare

Në bashkëbisedim me biznesmenë në Holandë, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se jemi pranë zbulimit të një shume të madhe gazi dhe nafte në nëntokën shqiptare. Sipas Ramës kjo do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por do ketë ndikim edhe në Evropë.

“Holanda ka prezencë të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë ‘Shell’-in. Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që ‘Shell’-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, ka thënë Rama.

Më Shumë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Liridon Rexhës, familja kërkon mbështetje financiare

Familja e Liridon Rexhës ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, pas një periudhe trajtimi tre-mujor me kimioterapi dhe imunoterapi...

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Lajmet e Fundit