Raportohen dy vjedhje të rënda në Rahovec

Policia ka bërë të ditur se janë raportuar dy vjedhje në fshatin Xërxë të Rahovecit, vjedhje këto të cilat janë cilësuar si të rënda.

Në të dyja rastet ankuesit kanë bërë të ditur se u janë vjedhur stoli të ndryshme ari.

“Fsh. Xërxë, Rahovec 16.04.2023-21:00 Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli të ndryshme ari. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore”.

“Fsh. Xërxë, Rahovec 16.04.2023-21:45 Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit