5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Rexhaj: Do t’i denoncojmë publikisht të gjitha aferat korruptive

Arber Rexhaj 23Lëvizja Vetëvendosje ! në Prizren, gjatë vitit të kaluar ka zhvilluar një varg aktivitetesh të ndryshme politike. Kryetari Arbërë Rexhaj thotë se takimet janë zhvilluar me qytetarë, tek tubimet e mëdha, nga aksionet politike tek denoncimet publike, nga konferencat kundër keqpërdorimit të parasë publike deri te konferencat kundër keq-qeverisjes lokale në Prizren.

“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve në Prizren, mirëpo këto zgjedhje ishin të para për ne, të cilat dallonin nga zgjedhjet parlamentare. Ne gjatë tërë kohës artikulonim alternativën qendrore dhe qytetarët e përvetësonin më shpejt sepse atë e bëmë me vite, kurse sa i përket alternativës lokale të cilën e prezantuam në komunën tonë nuk mundëm ta shtynim dhe ta depërtonim gjithandej nëpër lagje dhe fshatra të Prizrenit”.

“Ne nuk ishim të barabartë me partitë tjera politike, gjithsejtë fushata jonë kushtoi 9 mijë euro, ndërsa subjektet tjera politike harxhuan pashembull shumë. Ne ishim transparent sa i përket financave tona, ndërsa subjektet tjera harxhonin marramendësisht shumë duke mos i deklaruar e duke mos i dhënë llogari askujt”.

“Në këto zgjedhje u vodh më pak, por u ble më shumë, klientela aktive e subjekteve politike bëri që vullneti i qytetarëve të mos shkonte tek alternative e vërtetë. Koalicionet parazgjedhore të partive tjera, me partitë e minoriteteve në Prizren, ardhja e kryeministrave të tjerë, blerja dhe shantazhi bëri që të mos vinte ndryshimi”.

“Në javët e muajt në vazhdim VV, qendra në Prizren do të punojë me intensitet të shtuar që nëpërmjet ristrukturimit të shtojë kapacitetet e saja organizative dhe intelektuale gjithandej nëpër lagje dhe fshatra të qytetit tonë”.

“Si opozita më e fuqishme ashtu siç ka qenë jashtë institucioneve, tanimë këtë opozitë do ta shtojë edhe brenda asamblesë së qytetit. Asamblistët tanë tani në këtë institucion do të jenë zë i fuqishëm në interes dhe në dobi të qytetarëve prizrenas. Ne do të mundohemi që me të gjitha mjetet tona demokratike të ndalim çdo veprim që bie ndesh me ligjin. Do të denoncojmë publikisht të gjitha aferat korruptive dhe kriminale brenda institucioneve të Prizrenit. Poashtu do të përpiqemi që në përputhje me alternativën tonë lokale të shtyjmë çështje programatike të cilat i kemi prezantuar gjatë fushatës gjithandej nëpër qytetin tonë”/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

AKB viziton fabrikën e këpucëve në Suharekë, Shahini: ‘Solid’ është eksportuesi me i madh i këpucëve në Kosovë

Ne kuadër të Javës të Biznesit Kosovar 2024 një delegacion i bizneseve kosovare dhe të atyre të diasporës i udhëhequr nga Agim Shahini kryetar...

Kurti: Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome. Kryeministri...

Lajmet e Fundit