16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Rexhepi: PDK po më linçon sepse nuk po lejoj keqpërdorime të tenderëve

BajramRexhepi-ministerBajram Rexhepi ka hedhur akuza të rënda ndaj partisë së tij, PDK’së. Ka thënë se njerëzit e saj e kanë anashkaluar dhe kanë punuar kundër tij gjatë fushatës së fundit.

Ka thënë edhe se ka pasur vazhdimisht tendencë të linçimit sepse nuk ka lejuar kurrë keqpërdorimin e asnjë tenderi.

“Ka pasur kampanjë të egër edhe nga strukturat e PDK’së edhe të nivelit të degës edhe të nëndegëve. Bajram Rexhepi është i përcaktuar për jetë institucionale, nuk i takon asnjë grupi”, ka thënë Rexhepi, shkruan Express.

“Një tendencë e një linçimi politik sepse nuk kam lejuar kurrë keqpërdorimin e ndonjë tenderi”, ka thënë ai.

Rexhepi: Barrikada, marre për serbët, komuniteti ndërkombëtar të bëj presion për largimin e saj

Rexhepi ka thënë se barrikada është një “marre” për vetë komunitetin serb. Ai ka thënë se ka mekanizma që të bindet Serbia që të mos mbështesë serbët e pjesës veriore me veprime të tilla, si vendosja e barrikadës.

“Askush të mos ia atribuojë vetës si sukses, sepse ata që e kanë vendosur ata edhe e kanë hjekë. Barrikada duhet të hjeket sa më shpejtë që është e mundur edhe kur dojnë t’i bindin sepse kanë mekanizma ti bindin edhe z. Vucic edhe të tjerët”, ka thënë Rexhepi.

“Kjo ka qenë marrja më e madhe edhe për vetë komunitetin serb. Vetë ndërkombëtarët kanë bërë fotografi atje dhe kanë thënë kqyr çfarë marre”, ka thënë Rexhepi.

“Me vendosjen e barrikadës, unë jetoj në Suhadoll dhe çdoherë i kam rënë kah ura edhe pse ka pasur roje, kur kam shkuar të pi ndonjë kafe në qendër, sepse është emocion i veçantë. Mendoj se duhet të ketë presion ndërkombëtar më shumë për largimin e saj”, ka thënë Rexhepi.

Rexhepi rekomandon që protestat për Mitrovicën të mbahen në Prishtinë ose ndonjë qytet tjetër

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, sërish ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, se u ka bërë thirrje qytetarëve për protestë.

Ai ka thënë se të gjithë ata qytetarë që kanë qenë të ardhur në protestë jashtë Mitrovicës, kanë ardhur ta dëmtojnë Mitrovicës.

“Mënyra se do ta shihni nesër çka do të bëhet, ishte thirrje indirekte për të dalë në protestë. Askush nuk është kundër protestave të qeta. Por në Mitrovicë e dimë si është situata. Nuk hyj në motive, besoj se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë menduar t’i ndihmojnë procesit në Mitrovicë, por e them se saherë që kanë ardhur edhe nga jashtë, më shumë e kanë dëmtuar Mitrovicën, se sa që e kanë ndihmuar”, ka thënë Rexhepi në “Rubikon” të KTV’së.

Ai ka rekomanduar qytetarët që të mos i mbajnë më protestat në Mitrovicë, por në Prishtinë apo ndonjë vend tjetër.

Rexhepi ka thënë se edhe po qese mbahet protesta në ndonjë vend tjetër, është solidarizim me Mitrovicën.

Më Shumë

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Lajmet e Fundit