Rritja e çmimit të vajit, Kurti viziton sot fabrikën e prodhimit të vajit në Kosovë

Përpos rritjes së çmimit të faturës në energji elektrike, qytetarët e Kosovës po përballen me rritje enorme të çmimeve në secilin produkt.

Ajo çfarë ishte tejet shqetësuese ishte rritja e çmimit të vajit brenda ditës në një masë të jashtëzakonshme.

ReklamaE siç duket si shkak i kësaj situate të krijuar, kryeministri i vendit, Albin Kurti vendosi që sot të vizitojë pikërisht fabrikën “Floil” në Gjilan e cila bënë prodhimin e vajit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, vizitojnë fabrikën “ Floil” në Gjilan në ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe Kurti dje rritjen e çmimeve është munduar të arsyetojë me situatën e krijuar në Ukrainë.

Më Shumë

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Lajmet e Fundit