7.7 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Së shpejti pritet finalizimi i marrëveshjes

Thaci7-03Kryeministri Hashim Thaçi, pas përfundimit të dialogut në Bruksel, ka thënë se me kryeministrin serb kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, sidomos në fushën e drejtësisë për pjesën e veriut.
Ai ka treguar se ka përafrim të qëndrimeve dhe shumë shpejt pritet të ketë marrëveshje. “Qëllim i këtij takimi dhe i atyre paraprakë në lidhje me këtë fushë, ishte integrimi dhe funksionalizimi i institucioneve të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

Në kuadër të dialogut janë zgjidhur çështjet e funksionimit të sistemit të drejtësisë, ligjet e aplikueshme në Kosovë, hierarkia institucionale dhe struktura e paraparë me ligj për institucionet e gjyqësorit dhe të prokurorisë.

Zgjidhjet e përafruara garantojnë funksionim modern dhe demokratik të institucioneve të drejtësisë, standarde moderne për trajtimin e çështjeve si dhe qasje të lehtë dhe të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës me theks të veçantë të atyre që jetojnë nën juridiksionin e gjykatës, respektivisht prokurorisë themelore në Mitrovicë.

Të gjitha këto tema tanimë janë debatuar sot dhe pritet finalizimi i marrëveshjes pas disa ditësh”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social “Facebook”.

Më Shumë

Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të intervistohet

Pas rinumërimit, Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, është i vetmi që e ka humbur mandatin e deputetit. Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë...

Prizren, hapet ekspozita “Kujtesa në fotografi” që dokumenton xhamitë e shkatërruara gjatë viteve ’90

Sot në Prizren u hap ekspozita “Kujtesa në fotografi”, e cila paraqet imazhe të xhamive të shkatërruara gjatë viteve ’90 në Bosnjë e Hercegovinë...

Lajmet e Fundit