10.9 C
Prizren
E enjte, 9 Tetor, 2025

Selmanaj: Me besimin e qytetarëve, LDK-ja do të triumfojë në Prizren

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e nëndegëve të partisë në këtë komunë, ku është theksuar rëndësia e mobilizimit dhe organizimit në prag të fushatës zgjedhore.

“Sot patëm një takim shumë frymëzues me kryetarët e nëndegëve të LDK-së në Prizren, ku u zotuam për mobilizim maksimal dhe organizim shembullor. Besimi i qytetarëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës është forca jonë më e madhe”, tha Selmanaj.

Sipas tij,  përkushtimi i çdo aktivisti, anëtari dhe përkrahësi do të jetë vendimtar në arritjen e fitores që, sipas tij, Prizreni e meriton.

“Me frymëzim, mobilizim dhe organizim të bashkuar rreth vizionit tonë, LDK do ta kthejë Prizrenin në qytet të zhvillimit, transparencës dhe mundësive të barabarta për të gjithë”, u shpreh ai.

Sipas Selmanajt, takimi ishte dëshmi e gatishmërisë për të punuar në terren, për të dëgjuar qytetarët dhe për të reflektuar nevojat e tyre në programin zgjedhor të LDK-së.

“LDK është shtëpia ku secili prizrenas gjen vendin e vet, me bindjen se së bashku mund ta bëjmë ndryshimin. Fryma e këtij mobilizimi është garanci se për Prizrenin do të sjellim fitore dhe zhvillim”./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

E rëndë: Arinjtë nxjerrin një trup nga varri në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, pranë rrugës “Ushtria e Kosovës”, ku disa arinj...

Anulohet koncerti në Stamboll, Robbie Williams i mërzitur

Robbie Williams ka thënë se i vjen “thellësisht keq” që koncerti i tij në qytetin turk të Stambollit është anuluar “në interes të sigurisë...

Vdekja e turpit!

Lajmet e Fundit