Shala i LDK-së ende beson se është në garë për Suharekën

Komuna e Suharekës nuk do të shkojë në balotazh për të zgjedhur kryetarin e saj.

Kjo sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremajn e nxorën fitues me 52.2 përqind të votave, njofton Klan Kosova.

I dyti u rendit Ardian Shala nga LDK më 29.5 përqind, i pasuar nga Salih Zyba i VV-së me 9.42 përqind e Murtez Zekolli i PDK-së me 8.8 përqind të votave.

Kryetari Muharremaj tha për Klan Kosova se do të punojë shumë për të kthyer në vullnet këtë besim që i është dhënë.

Por kandidati i LDK-së, po thotë se pa zyrtarizimin e rezultateve, fitorja e Muharremajt mund të jetë në pikëpyetje.

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Malisheva përmbyll fazën përgatitore në Bullgari, rikthehet në Kosovë

Malisheva ka përfunduar kampin stërvitor në Bansko të Bullgarisë, pas disa ditësh përgatitjesh intensive në prag të sezonit të ri. Klubi bëri të ditur se...

Lajmet e Fundit