13.3 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

UP shënon 44 vjetorin e themelimit

UP-rektoratiUniversiteti i Prishtinës shënon sot 44 vjetorin e themelimit. Kuvendi themelues i këtij institucioni u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt mbledhja solemne dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Themelimi i këtij institucioni të arsimit të lartë vlerësohet ngjarje historike për popullin e Kosovës, si edhe për mbarë kombin shqiptar.

Tani Universiteti i Prishtinës i ka 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa 3 janë fakultete të shkencave të aplikuara. Ndërkaq, me hyrjen në fuqi të Statutit të Universitetit, më 9 korrik 2004, të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve dhe të personelit të Fakultetit të Mësuesisë dhe të shkollave të larta pedagogjike u bartën në Fakultetin e Edukimit.

Më Shumë

Junior 06 pëson humbje të thellë ndaj Trepçës

Junior 06 ka pësuar humbje me rezultat 65:30 në transfertë ndaj Trepçës, në kuadër të Superligës së Femrave, raporton PrizrenPress. Vendaset e nisën ndeshjen me...

Një burrë gjendet i vdekur pranë shtëpisë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugë të enjten, pranë shtëpisë së tij në fshatin Krstac i Epërm, në komunën e Dragashit. Policia...

Lajmet e Fundit