20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Shoqata “Bereqeti” në Prizren ndihmon familjet skamnore për muajin e Ramazanit

Shpërndarja e pakove ushqimore, dhurimi i iftareve dhe rrobave janë disa nga aktivitetet që shoqata humanitare “Bereqeti” po realizon gjatë muajit të Ramazanit.

Kurtish Hoxhaj, koordinator i degës në Prizren ka thënë se këtë vit ka reduktim të numrit të familjeve me gjendje financiare të rënduar.

“Në Prizren e kemi ‘marketin social’, aty njerëzit dhurojnë materiale, mjete, artikuj ushqimor. Në disa qendra tregtare i kemi ‘shportat e bereqetit’, ku konsumatorët kanë mundësinë ta dhurojnë një artikull ushqimor dhe pas disa ditësh artikujt i dërgojmë në marketin tonë dhe familjet vijnë e furnizohen”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se aktiviteti i parë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit ka qenë ndihma ndaj veteranëve dhe invalidëve të luftës.

“Muajin e Ramazanit e kemi nisur që në ditën e parë me Shoqatën e Veteranëve në Prizren, në shenjë nderi dhe respekti për kontributin e tyre për çlirimin e vendit, por edhe duke pasur parasysh pagën e tyre minimale, 170 euro, që është e papërballueshme për ekonomi familjare”, ka thënë Hoxhaj për RTK-në.


 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

“Pse po më sheh shtrembër”, zënkë e çastit përfundon me plagosje në Gjonaj të Hasit

Një i mitur rreth moshës 17-vjeçare ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.   Sipas mjekëve, viktima ka marrë plagë...

Lajmet e Fundit