33.8 C
Prizren
E enjte, 29 Korrik, 2021

Si do ta ndryshojë Bideni politikën e jashtme?

“Nuk dua ta zmadhoj”, thotë Tony Arend, me një intensitet që rrezaton përmes maskës së tij. “Por e ardhmja e rendit global është në rrezik”. Profesori i Universitetit të Georgetownit, duke folur për agjencinë britanike BBC, i sheh zgjedhjet si një përballje të politikës së jashtme, “për shkak se kemi dy vizione thelbësisht të ndryshme të asaj se si bota duhet të duket dhe se si udhëheqja amerikane duhet të duket në botë”.

Bota, sipas presidentit Trump, ngushtohet në sloganin nacionalist “America First” (“Së pari Amerika”), duke lënë anash marrëveshjet ndërkombëtare që beson se i japin SHBA-së trajtim të padrejtë. Është transaksionare, përçarëse dhe e njëanshme. Është gjithashtu personale dhe e çrregullt, e formësuar nga parandjenjat e tij dhe raportet me liderët, dhe e shtyrë nga publikimet e tij në “Twitter”. Bota, sipas Joe Bidenit, është shumë më tradicionale nëse merren parasysh interesat dhe roli i SHBAsë, ndërtuar në institucionet ndërkombëtare të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore dhe bazuar në vlerat e ndara demokratike perëndimore. Është një nga aleancat globale në të cilën Amerika udhëheq kombet e lira, duke luftuar kërcënimet tejkombëtare. Disa gjëra dallojnë – qasja ndaj aleatëve, ndaj ndryshimit klimatik dhe ndaj Lindjes së Mesme.

Raportet me aleatët

Presidenti Trump ka lëvduar autokratët dhe ka fyer aleatët. Në krye të listës së gjërave që duhen bërë nga Joe Bideni është ndreqja e raporteve të acaruara, sidomos me NATO-n, dhe ribashkimi i aleancave globale. Administrata e Bidenit do t’i rikthehej Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe do të zotohej për t’i prirë luftës ndërkombëtare kundër koronavirusit. Fushata e Bidenit e mendon këtë si një rivendosje madhore për ta shpëtuar imazhin e dëmtuar të Amerikës dhe t’i mbledhë demokracitë kundër asaj që e sheh si një baticë në ngritje e autoritarizmit. Por mund të jetë më shumë stil sesa përmbajtje, kundërshton Danielle Pletka nga instituti konservator i Institutit të Sipërmarrjes Amerikane. Ajo, në një deklaratë për BBC-në, argumenton se administrata e Trumpit ka arritur shumë në skenën globale, me bërryla të mprehtë. “A kemi humbur miq me të cilët do të shkonim në ndeja? Sigurisht që po”, thotë ajo. “Askush nuk do të shkojë në ndeja me Donald Trumpin. A kemi humbur fuqinë dhe ndikimin në metrikat që në fakt kanë pasur shumë rëndësi për 70 vjetët e fundit? Jo.”

Më Shumë

LDK-ja, Haskukës: Boll me fyerje!!!

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren është revoltuar me gjuhën që kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, ka përdorur kundër opozitës në këtë qytet. Sipas këtij...

Njëri nga pasagjerët e autobusit që u përmbys: Pashë njerëz të vdekur nëpër livadh, njerëz pa krah, pashë gjithçka

Një nga udhëtarët e autobusit që doli nga autostrada afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci këtë mëngjes dhe u përmbys duke i lënë të...

“Ka qenë bashkë me djalin e dajës, të dy kanë vdekur”, flet djali i viktimës nga Prizreni

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, fillimisht...

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për rastin e shpërthimit në Zhur ku kishte vdekur një polic

Mungesa e të dëmtuarit Artur Mrasori, ka bërë që të dështojë seanca gjyqësore e paraparë të mbahet të premten në rastin  ndaj Iran Badallit...

Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci mbërrijnë sot në Kosovë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, ka folur për media mbrëmë pas ardhjes së të mbijetuarve të aksidentit tragjik që ndodhi në Slavonski...

10 muaj burgim zyrtarit të Komunës së Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 10 muaj burgim zyrtarin e Komunës së Prizrenit, N.M., për keqpërdorim të pozitës zyrtare. N.M., në cilësinë e...

Një 18-vjeçare nga Krusha e Madhe në mesin e viktimave nga aksidenti në Kroaci

Në mesin e viktimave të aksidentit fatal në Kroaci të autobusit që po vinte nga Frankfurti për në Kosovë, është edhe 18-vjeçarja Anjeza Bellancia...

Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak

Duke marrë parasysh rrugën midis Frankfurtit dhe Prishtinës, dhe vetëm dy shoferë, ky është një problem shumë i madh. Kështu thotë eksperti kroat i komunikacionit,...

Tragjedia në Kroaci, identifikohet i vdekur edhe një 55 vjeçar nga Prizreni

Një 55 vjeçar nga Randobrava e Prizrenit është identifikuar në mesin 10 viktimave që vdiqën dje në aksidentin me autobus në Slovanksi Brod të...

Nga 5.1 rritet në 9.3 përqind perceptimi i korrupsionit në Kosovë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka publikuar këtë të mërkurë raportin “Pulsi Publik, edicioni XX”. Në anketën e zhvilluar, është theksuar kënaqshmëria...

Kurti e Gërvalla nisen për Kosovë, ministrja: Gjendja e pacientëve është stabile, fëmijët e kishin të shkruar në fytyrë tmerrin e përjetuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla, janë nisur për në Kosovë, pas vizitës që iu bënë mbrëmë...

Nëse nuk ndodhë vaksinimi masiv, mbyllja e vendit është e pashmangshme

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit, në mënyrë që të shmanget...

Situatë kritike nga zjarri në Karaburun, arrijnë 40 ushtarë

Vijon të jetë aktiv zjarri në gadishullin e Karaburunit. Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për...

Tri vjet pa Adem Demaçin

Sot bëhen tri vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës. Me prejardhje nga fshati Lupq...

Letra e Faik Konicës drejtuar gazetës “Giornale d’Italia”

Nga Aurenc Bebja, Francë – 24 Korrik 2021 “Giornale di Udine” ka botuar, me 11 qershor 1920, në ballinë, letrën që Faik bej Konica i...

Momente tmerri/ E pa duke i ngacmuar gruan, incidenti kthehet në fushë beteje

Një ngjarje e cila i kushtoi rëndë një shtetasi izraelit në një treg në Stamboll, është bërë virale në rrjete sociale. Një grua e cila...

Lajmet e Fundit