16.8 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025

Smith i Prizrenit shpallet MVP i Javës

Amerikani i Proton Cable Prizrenit, Lenzelle Smith është zgjedhur basketbollisti më i mirë për xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës që u zhvillua në fundjavë dhe ishte e fundit për vitin 2024.

FBK-ja, ka bërë të ditur të hënën se Lenzelle Smith është shpallur “MVP i Javës”, çmim ky që ndahet për lojtarin me paraqitjen më të mirë pas çdo xhiroje.

Smith pati indeksin më të lartë – 38 – pati udhëhoqi Proton Cable Prizrenin drejt fitores së madhe ndaj Golden Eagle Yllit, duke e mbyllur ndeshjen me 22 pikë, 12 kërcime e 12 asistime.

Si “MVP i Javës”, Smith ka zënë vend është në pesëshen më të mirë të xhiros, pjesë e së cilës janë edhe Jason Jitoboh, Jericole Hellems, Tekele Cotton dhe Arti Hajdari.

Jitoboh pati 20 pikë e 6 kërcime, ndërsa Hellems shtoi 20 pikë e 7 kërcime në fitoren e Vëllaznimit ndaj Sigal Prishtinës.

Cotton debutoi te Trepça me 16 pikë, 5 kërcime e 2 asistime në triumfin ndaj Borës kurse Hajdari me 19 pikë e 4 kërcime ndihmoi Pejën ta mposht Bashkimin.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë psikike ndaj familjarëve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në komunën e Malishevës nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij. “Është...

Nis ndërtimi i fushës sportive në shkollën e Pastaselit

Në fshatin Pastasel të Rahovecit ka filluar ndërtimi i një fushe moderne sportive brenda oborrit të shkollës fillore “Milaim Krasniqi”, raporton PrizrenPress. Ky projekt,...

Lajmet e Fundit