13.9 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

Sot fillon Festivali i Letërsisë POLIP

POLIPSot në Prishtinë, fillon edicioni i katërt i Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë POLIP, i organizuar nga Qendra Multimedia, cili do të zgjasë tri ditë dhe do të marrin pjesë autorë nga vende të ndryshme. Në edicionin e sivjetmë do të flitet edhe për bashkëpunimet kulturore Prishtinë – Beograd, në periudhën 1989 –2014.

Teatri dhe realitetet politike në Bashkimin Evropian, letërsia bashkëkohore dhe bashkëpunimet kulturore Prishtinë – Beograd gjatë periudhës 1989 – 2014, do të jenë temat që do trajtohen gjatë tri ditëve të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë POLIP.

Koordinatorje e këtij festivali, Nita Hoxha, nga Qendra Multimedia, thotë për Radio Kosovën, se këto ditë do të jenë të mbushura me aktivitete të ndryshme:

“Gjatë ditës do të ketë panele të ndryshme, ndërsa në mbrëmje do të ketë lexime të poezive, ku autorët do t’i lexojnë vet poezitë e tyre në gjuhën origjinale e pastaj do të përkthehen edhe në gjuhën angleze. Pas leximit, do të ketë muzikë. Sivjet në festival kemi autorin nga Shqipëria Visar Zhiti, autorin e mirënjohur serb Filip David, pastaj autorin kosovar Adil Olluri, etj”.

Hoxha, thotë se qëllimi i festivalit është që të krijohet një lidhshmëri më e madhe në mes të autorit dhe publikut të rajonit.

” Në këtë edicion kemi autorë edhe nga Serbia, për shkak se është krijuar një lloj izolimi dhe në këtë mënyrë, ne provojmë që së paku të njohim përsëri letërsinë dhe kulturën e njëri tjetrit”.

Gjatë festivalit POLIP, do të promovohet libri “Ëndrra të dashurisë dhe vdekjes” nga autori serb Filip David, i përkthyer në shqip nga Smajl Smaka si dhe do të debatohet për përkthimet dhe shkëmbimet letrare në kontekstin ballkanik.

Më Shumë

Gjermania mbështet inovacionin dhe zhvillimin e ITP-së në Prizren

Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren po shndërrohet në një qendër rajonale të inovacionit falë bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Ky kompleks, i...

Selmanaj: Me besimin e qytetarëve, LDK-ja do të triumfojë në Prizren

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e nëndegëve...

Lajmet e Fundit