1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Sot mblidhet Kryesia e PDK-së

Kryesia e PDKSituata e krijuar pas mbledhjes së Kryesisë në dorëheqje të Kuvendit të Kosovës ka aktivizuar sërish Partinë Demokratike të Kosovës, e cila vazhdon të insistojë se posti i kryetarit të Kuvendit i takon kësaj partie, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit.

Një prej nënkryetarëve të PDK-së në kushte anonimiteti i ka thënë “Epokës së re” se sot (e hënë) do të mblidhet Kryesia e PDK-së, e cila do të diskutojë për hapat që do të ndërmerren nga kjo parti në seancën e 17 korrikut, ku do të bëhet konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës.

“Kryesia e PDK-së do të mblidhet sot (e hënë) për të diskutuar rreth çështjes së kryeparlamentarit. Në këtë takim do të ndërmerren të gjitha hapat që do të ndërmarrë PDK-ja gjatë seancës konstituive. Nuk ka asnjë dyshim se kyeparlamentari i takon PDK-së dhe partnerëve të saj”, ka thënë një nga nënkryetarët e PDK-së.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se PDK-ja nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit të Kosovës.

“PDK-ja si parti fituese nuk e ka ndërmend të lëshojë pe karshi pozitës së kryeparlamentarit dhe formimit të qeverisë. Në këtë drejtim askush nuk mund të shkelë mbi vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të cilët me votën e tyre ia kanë treguar secilës parti dhe individi veç e veç”, ka thënë ky nënkryetar i PDK-së, duke bërë me dije se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese për kryeparlamentarin, nëse blloku opozitar vazhdon të barrikadohet karshi kësaj çështje.

“Nëse blloku opozitar vazhdon të insistojë në këtë çështje, atëherë opsioni ynë i fundit mbetet Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.

Më Shumë

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

Më 15 dhjetor 1942 ndërroi jetë mjeshtri i hollë i gjuhës shqipe Faik Konica. I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër...

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Driton Selmanaj në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 28...

Lajmet e Fundit