23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

“Suus” për të tretën herë në top 20-shen e Eurovisionit

RonaNishliu-Eurovision12“Suus” e Rona Nishliut vazhdon “të jetojë”. Kënga e cila para dy vjetësh ia siguroi Shqipërisë pozitën më të lartë në festivalin “Eurovision”, për të dytën herë me radhë është futur në listën e top-njëzetëshes me këngët më të mira në gjithë historinë e garës evropiane të këngës.

Sikurse edhe vitin e kaluar “Suus” është radhitur në vendin e 18-të në anketën e realizuar nga ueb sajti zyrtar i raportimeve për Festivalin Evropiane të Këngës “12points.tv”. Vitin 2012 kjo këngë ishte renditur e 12-ta, shkruan Koha Ditore.

Për përpilimin e 250 këngëve më të mira të këtij festivali gjatë gjithë muajit dhjetor kishin votuar mbi 4 mijë njerëz. Lista kryesohet nga kënga fituese e vitit 2012, “Euphoria” e suedezes Loreen, ndërsa në vend të dytë është radhitur kënga “Calm After the Storm” e bendit “The Common Linnets”, që e përfaqësoi Holandën në edicionin e vitit 2014.

Vendin e tretë e ka zënë kënga e fitueses së edicionit të kaluar, “Rise Like a Phoenix”, e interpretuar nga përfaqësuesja e Austrisë, Conchita Wurst.

Më Shumë

Shannon Shorter, MVP i publikut

Shannon Shorter është zgjedhur MVP i ndeshjes mes Bashkimit dhe Borës, sipas votave të ndjekësve në rrjetet sociale të FBK-së. Shorter zhvilloi një tjetër paraqitje...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit