Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese
Përktheu: Orjela Apolloni

Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu,
kjo vdekje që nuk na ndahet nga
mëngjesi deri në mbrëmje, e pagjumë,
e shurdhët, si një pendim i vjetër,
a një ves i pakuptimtë. Sytë e tu
do të jenë një fjalë e kotë,
një britmë e mbytur, një heshtje.
Të tillë i sheh çdo mëngjes
kur e vetme përkulesh
para pasqyre. O shpresë e dashur,
atë ditë do ta dimë edhe ne
që je jeta dhe asgjëja.
Për të gjithë vdekja ka një shikim.
Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu.
Do të jetë si të heqësh dorë nga një ves,
si të shohësh një fytyrë të vdekur
tek rishfaqet në pasqyrë,
si të dëgjosh një buzë të mbyllur.
Të heshtur do të biem në humnerë.

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit