7.9 C
Prizren
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025

Tërmkolli, Veselit: Mbiemrin po ma shqipton gabim se kështu e ke pas në lista të SHIK-ut

Melihate Termkolli-aakDeputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Melihate Tërmkolli duket se nuk i vjen mirë që nuk i shqiptohet mirë mbiemri. Kjo, pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk ia ka shqiptuar mirë mbiemrin e saj.

Por, Tërmkolli këtë gabim të Veselit e quajti pasojë të listave të SHIK-ut.

“Në listat e SHIK-ut qashtu ka m’ka mbet mbiemri e më doket qata s’po din”, u shpreh Tërmkolli.

Deputetja nga radhët e AAK-së u shpreh se Veseli ditë më parë ka thënë se po të kishte fyer serbët do të jepte dorëheqje, por sipas saj, ka plot arsye tjera për të cilat Veseli do të duhej të jepte dorëheqje.

“Jepni dorëheqje. Ka shumë arsye. Mbi të gjitha janë vrasjet politike që nuk keni thanë asgjë e duhet me thanë”, u shpreh Tërmkolli.

Ndërkaq, Veseli iu drjetua Tërmkollit duke thënë se me që të tilla janë terrorizuar qytetarët e Kosovës.

Ai tha se po që se ka dëshmi t’i dorëzoj në Prokurori. “Mos qesh, sepse njerëzit kanë pësuar”, iu drejtua Veseli, Tërmkollit.

Më Shumë

Totaj takon drejtuesit e “Hidroregjionit Jugor”, diskutohet zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”. Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit,...

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mblidhet më 10 dhjetor

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ftuar mbledhjen e parë inauguruese të Kuvendit të Komunës. Sipas njoftimit të komunës, ajo do të mbahet...

Lajmet e Fundit