25.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Ti me të dashurën tënde, unë me kujtimin për ty!

Është e trishtueshme kur kupton se nuk ishe aq e rëndësishme për dikë, ashtu siç mendoje, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, lexuesja A., nga Mitrovica.

Ishim bashkë, shumë të lumtur. Natyrisht, kishim edhe momente të hidhura, por në fund të fundit i mposhtnim, nuk e humbnim dashurinë dhe përfundonim së bashku të dashuruar më shumë se kurrë. Unë të dashuroja

shumë, ishe në mendjen time, në shpirtin tim. Ishe gjëja më e bukur që ndjeja në zemër… Çdo moment që kaloja me ty e zbuloja se ishte unik, shumë special, e unë doja të isha vetëm e jotja, ta jetoja jetën me ty… Dhe, ti më thoshe se më doje, se te ti e për ty isha e vetmja

dashuri e madhe e jetës, se këtë ndjenjë e kishe përjetuar e njohur vetëm me mua…

Por, një ditë e kuptova se nuk më kishe dashur ashtu siç më thoshe, se ti, njëkohësisht, e ke pasur edhe tjetrën. Fjalët që m’i ke thënë, premtimet që m’i ke bërë, s’kanë qenë të vërteta. Ti gjithë kohën je kënaqur duke luajtur me ndjenjat e mia. Në sytë e tu s’kam pasur vlerë fare, kam qenë e parëndësishme për ty. Atë ditë të mallkuar, kur edhe i kuptova këto, ti vrave shumë iluzione, dashurinë, besimin, respektin. Atë ditë kur përfundoi çdo gjë, ajo nuk më vrau, më bëri më të fuqishme, por diçka brenda meje vdiq, vdiq sepse jetova në një gënjeshtër, se ajo që kam besuar se do ta kem nuk ishte ashtu, çdo gjë ishte e rreme…

Ishte një përjetim trishtues për mua, por dhe një e vërtetë, një realitet i vështirë me shumë dhimbje… Ma ke bërë zemrën copë-copë… Ah, sa ndjej dhimbje, por ky është realiteti: tash ti me të dashurën tënde, e unë vetëm me kujtimin tënd! Tani e ndjej se gjithmonë kam qenë vetëm, sepse ti s’ke qenë me mua…

Dhe, përfunduam ashtu si filluam: pa u njohur! Jemi shndërruar në dy të panjohur me kujtime të përbashkëta dhe asgjë më shumë. Me ty kam ndarë shumë gjëra, të kam dashur dhe besuar. E, ti?

Kurrë s’kam arritur të të njoh mjaftueshëm, as heshtjen tënde, as buzëqeshjen tënde, as frikën tënde… Më ke zhgënjyer dhe as lamtumirë nuk më the! Një vit kemi pasur një dashuri intensive, një vit buzëqeshje, e sot vend në zemrën time kanë vetëm lotët…

Ndoshta ka ardhur koha kur unë duhet ta pranoj se ishim, s’jemi dhe s’do të jemi kurrë më… Një ditë do ta harroj atë që e kishim… Por, kjo është një luftë në mes asaj që ndjej dhe asaj që duhet bërë, jetoj e mbërthyer me një të kaluar, e cila nuk ishte e vërtetë, por e cila s’më la të iku…

Do t’i jap fund asaj që më shkakton dhimbje. S’mund të jem e lumtur në këtë mënyrë. Do të bëj diçka për ta ndryshuar këtë, edhe pse është shumë e vështirë, për të nxjerrë nga jeta kur të kam dashur tepër e më të vërtetë… Më dhemb… por s’më mbetet gjë tjetër vetëm të vazhdoj përpara. Nganjëherë kam dëshirë të të kërkoj, por më mungojnë motivet për ta bërë.

Sot, pas asaj kohe, asaj që më ke bërë, prapë dua të jem me ty, por më mirë është të jem pa ty… A./Kosovarja/

Më Shumë

Ndërroi jetë Erdal Tumba, i cili pësoi lëndime të rënda trupore në aksidentin në fshatin Pousko

25-vjeçari Erdal Tumba, i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku së bashku me miqtë e tij më 18 maj,...

Shaqir Totaj do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në një intervistë për “Fol me Arin”, ka treguar se çfarë e karakterizon këtë qytet si më të ‘bukurin...

Lajmet e Fundit