Totaj e Syla diskutojnë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi, drejtoreshën komunale të Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe përfaqësuesit e Policisë Rajonale të Prizrenit, Shërbimit të Zjarrfikësve si dhe QKMF-së, pritën sot zëvendësministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar me anëtarët e grupit punues të kësaj ministrie për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, për të diskutuar rreth Planit Operativ Emergjent Lokal dhe gatishmërinë emergjente të Komunës së Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

“Ngritja e aseteve teknike dhe atyre njerëzore, në bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në vend, ishin ndër temat kryesore që i biseduan, duke pasur parasysh vlerësimin e rreziqeve dhe ushtrimin e skenarëve, që në rast nevoje, të parandalohen fatkeqësitë e të gjitha natyrave dhe të minimizohen pasojat, gjithmonë duke e vënë në rend të parë ruajtjen e jetës së qytetarëve”, njofton Komuna e Prizrenit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mund të jetë një imazh i 8 persona

Më Shumë

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit