Totaj njofton për emërimin e drejtorit të ri në Drejtorinë  e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për emërimin e drejtori të ri në Drejtorinë  e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Emërova sot Ramadan Tarashajn drejtor të ri të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, i cili është biznesmen e magjistër i ekonomisë si dhe i gatshëm të ballafaqohet me sfida dhe përgjegjësi, për ta mbrojtur interesin publik”, shkruan Totaj në Facebook.

“Tarashajt i dëshiroj mirëseardhje në ekipin tonë dhe punë të mbarë gjatë këtij rrugëtimi në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prizrenit!”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit