7.6 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Totaj thërret konferencë për shtyp për rastin e “Sarajit të Vjetër”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ftuar një konferencë për shtyp të hënën (26 gusht 2024), në orën 10:00, në Shtëpinë e Bardhë. Konferenca do të adresojë pretendimet e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, lidhur me rastin e rrënimit të objektit të quajtur “Saraji i Vjetër”.

Në konferencë do të marrë pjesë edhe një zyrtar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, për të ofruar informacion dhe përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Komunës së Prizrenit për rrënimin e monumentit në mbrojtje të përhershme, “Kompleksi Saraji i Vjetër”.

Ministri Çeku ka deklaruar se kompleksi është rrënuar dy muaj përpara se të kthehej në pronë të shtetit dhe ka theksuar se rrënimi është kryer në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës, duke pretenduar se janë lëshuar dy leje nga kjo komunë: leja për rrënim dhe leja për ndërtim./PrizrenPress.com/

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren

Sapo ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit. Policia në vendngjarje, raporton PrizrenPress. Pamjet i gjeni KËTU Marketing https://prizrenpress.com/krijojme-webfaqe-per-biznese/ https://prizrenpress.com/428407-2j/ https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

Lajmet e Fundit