14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Trajneri i Maltës “çon në qiell” Kosovën

Përzgjedhësi i Maltës, Tom Saintfiet, njeh goxha mirë përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Informata për Kosovën ka nisur të mbledhë shumë kohë para se të hidhej shorti për edicionin e parë të Ligës së Kombeve të UEFA-s, të mërkurën e kaluar, shkruan Koha Ditore.

Ka një arsye të veçantë për këtë. Trajneri që ka shëtitur shumë thotë se në vitin 2016 ishte pyetur për mundësinë që të marrë drejtimin e Kosovës.

Një lëvizje që ishte pëlqyer nga trajneri belg nuk ndodhi në vitin 2016, por ai thotë se të ardhmes nuk i dihet.

Saintfiet, 44-vjeçar, vitin e kaluar u emërua përzgjedhës i Maltës, njërës prej përfaqësueseve më të dobëta në Evropë. Malta është kundërshtare e Kosovës në edicionin e parë të Ligës së Kombeve të UEFA-s, që zhvillohet në vjeshtë të këtij viti. Shorti i javës së kaluar vendosi Kosovën e Maltën në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Liga D është niveli i katërt dhe i fundit i Ligës së Kombeve. Në Grupin 3 bëjnë pjesë edhe Azerbajxhani, që ishte në vazon e parë për short dhe përfaqësuesja e Ishujve Faroe që ishte në vazon e dytë..

Më Shumë

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Lajmet e Fundit