11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

U nderua Dr. Vlora Ukimeri

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren, të mërkurën, ka mbajtur akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e dr. Vlora Ukimeri, neonatologe.

Akademia përkujtimore është organizuar nën kujdesin e drejtoreshës ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, e cila në fjalimin e saj ka vlerësuar punën dhe profesionalizmin e dr. Vlora Ukimeri. ”Për aq kohë sa e kam njohur, doktoresha Vlora, ishte një mjeke e përkushtuar në punë, modeste, e dashur, e afërt, kolegiale dhe me përgatitje të lartë profesionale.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Doktoresha Vlora, deri në momentet e fundit të jetës, nuk u ndal së punuari për të qenë në shërbim të pacientëve, në veçanti foshnjave të posalindura. Ajo nuk u dorëzua para sëmundjes së rëndë që kishte dhe ishte shembulli i një gruaje të fortë dhe një mjekeje të përkushtuar për punë dhe për të shpëtuar e përmirësuar jetën dhe shëndetin e të porsalindurve.

Kjo dëshmon se dr. Vlora Ukimeri me përgjegjësi e përkushtim të madh, kreu të gjitha detyrat dhe obligimet që kishte para vetes, duke dhënë shembullin e mjekes së respektuar nga të gjithë dhe që do të na mungon të gjithëve, më së shumti foshnjave të porsalindura”, – tha në fjalimin e saj drejtoresha e spitalit, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Dr. Valbon Besimi, ka folur në emër të repartit të Neonatologjisë dhe Shoqatës së Neonatologëve, me vlerësimin se Dr. Vlora Ukimeri ishte një profesioniste dhe bashkëpunëtore e respektuar.

“Ngushëllimet vijnë nga Reparti i Neonatologjisë, Klinika e Neonatologjisë, Shoqata e Neonatologëve dhe maternitet si motra, “Mbretëresha Gjeraldinë” dhe “Koqo Gliozheni” nga Republika e Shqipërisë. Kemi qenë të privelegjuar që për shumë vite kemi punuar bashkë me dr. Vlora, një personalitet me karakter të lart njerëzor dhe profesional”,- theksoi Dr. Valbon Besimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në emër të familjes ka falënderuar i vëllau, Dr. Arben Ukimeri

“Sot jemi mbledhur me zemra të thyera për t’i dhënë lamtumirën e fundit vajzës tonë të dashur, motrës tonë të shtrenjtë dhe një doktoreshe të shquar. Në emër të familjes falënderoj drejtoreshën e spitalit, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, menaxhmentin dhe gjithë personelin e spitalit për organizimin dhe pjesmarrjen në këtë akademi. Po ashtu falënderoj të gjithë mjekët, infermierët dhe stafin tjetër që keni bërë punë të palodhshme në përkujdesjen për shëndetin e motrës sonë deri në momentet e fundit të jetës. Që nga fëmijëria, ajo shfaqi një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj mësimeve dhe një dëshirë të madhe për të ndihmuar të tjetrët, cilësi që e udhëhoqën gjatë gjithë jetës së saj profesionale dhe personale. Me duart e saj të arta dhe zemrën e saj të madhe, ajo ishte një luftëtare e palodhur në betejën për shëndetin dhe mirëqenien e të porsalindurve dhe çdo ditë e kaloi me kurajo dhe përkushtim të pashoq. Vlora ishte jo vetëm mjeke e shquar, por gjithashtu një anëtare e dashur e familjes sonë. Ajo ishte motra që gjithmonë ishte aty për të dëgjuar, për të këshilluar dhe për të na mbështetur në momentet më të vështira. Edhe pse sëmundja ishte më e fortë se ajo, Vlora luftoi me guxim deri në fund, duke na treguar të gjithëve çfarë do të thotë të jesh jesh i fortë dhe i pathyeshëm. Kujtimet tona me të tëjanë të pafund dhe do të mbeten gjithmonë burim frymëzimi për ne”, – pohoi dr. Arben Ukimeri.

Doktoresha Vlora Ukimeraj ndërroi jetë më 21 korrik 2024 në moshën 51 vjeçare.

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Gjendet minibusi që u vodh të shtunën në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur minibusi i cili ishte raportuar si i vjedhur të shtunën. Kliko videon: https://www.facebook.com/watch?v=917978133581555 “Rr. Luan Haradinaj, Prizren 12-14.10.2024...

Kompleksi turistik te Liqeni i Breznës afër përfundimit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se kompleksi turistik te Liqeni i Breznës është pranë përfundimit. Sipas tij, projekti përfshin disa...

Lajmet e Fundit