14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Ushtria turke në raketat që po sulmon Sirinë, falenderim Kosovës dhe Prizrenit

Ushtria turke ka shkruar mesazhe për Kosovën në raketat që po i përdorë për të sulmuar qyetin sirian Afrin.

Turqia është përkujdesur që të shfaq mirënjohje ndaj Kosovës në këtë rast, me theks të veçantë qytetit të Prizrenit, ku edhe jetojnë pjesa dërmuese e minoritet turk në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Në raketë shihen të shkruar emri i Kosovës dhe ai i Prizrenit.

Kujtojmë që para këtij falenderimi që Turqia i bëri shtetit të Kosovës, ishte vendi ynë ai që u lut për Turqinë.

Në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, u mbajt “lutja e fitores” në mbështetje të ushtarëve që marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit”.

Qytetarë të Prizrenit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turq në Kosovë, pas leximit të Kur’anit ishin lutur për ushtarët që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga Forcat e Armatosura Turke.

Më Shumë

Kurti kujton masakrën e Lubizhdës së Hasit: 27 vjet nga krimet e luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, një nga krimet e rënda të kryera gjatë luftës...

Nesër nis beteja e “Play-off”-it në Superligë

Pas përfundimit të një sezoni të rregullt mjaft konkurrues, këtë fundjavë nis faza më vendimtare e basketbollit kosovar – “Play-off”-i i ProCredit Superligës, ku...

Lajmet e Fundit