Vdekje e dyshimtë në Prizren

 

Policia e rajonit të Prizrenit, ka njoftuar se rreth orës 07:18 minuta, ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në Rrugën “Brigada 125”, ishte gjetur një person i shtrirë në rrugë pa shenja jeta.

Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i hetuesve rajonal dhe krim teknika, transmeton Koha.net.

Po ashtu në vendin e ngjarjes ishte edhe prokurori i shtetit dhe mjeko ligjorët të cilët e kanë marrë trupin e pa jetë për autopsi me qëllim të vërtetimit të shkakut të vdekjes.

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit