Veselaj-Gutaj viziton gjimnazin “Loyola” për të parë ecurinë e Testit të Maturës

Drejtoresha e DKA-së në Prizren, Luljeta Veselaj- Gutaj, e shoqëruar nga Nexhat Maçkaj, zyrtar i Arsimit të Lartë në këtë Drejtori, kanë vizituar sot Gjimnazin „Loyola“, për të parë nga afër ecurinë e testit të maturës.

Drejtori i „Loyola-Gymnasium“, Enver Sulaj, pasi i falënderoi për vizitën e bërë, zyrtarët e DKA-së i njoftoi për përgatitjet e bëra dhe përkushtimin e tërë stafit të kësaj shkolle që testi i maturës të zhvillohet normalisht dhe nxënësit të kenë mundësi të dëshmojnë dijen dhe arritjet e tyre, për ta përmbyllur me sukses këtë cikël shkollimi.

Veselaj Gutaj dhe Maçkaj shprehën kënaqësinë e tyre që ishin pranë maturantëve të kësaj shkolle, duke nënvizuar arritjet e larta, angazhimin dhe përkushtimin e veçantë të „Loyola-Gymnasium“ , për të shërbyer si shembull dhe model suksesi në sistemin e arsimit kosovar.

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit