31.8 C
Prizren
E martë, 28 Qershor, 2022

Eksperti serb i sigurisë: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë, mafia politike e dëshiron Putinin

Eksperti serb i sigurisë Darko Trifunoviq, i cili në opinionin kosovar u bë i njohur përmes dokumentarit “Virussia”, thotë se të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë.

Trifunoviq, me anë të një reagimi në Facebook, thekson se mafia politike serbe e dëshiron presidentin rus Vladimir Putinin.

“Rastësi apo jo? Të gjithë kriminelët serbë të luftës (të dënuar ose jo) dhe të gjithë ata që plaçkitën Serbinë janë spiunë pro-rusë ose rusë. Interesante. ‘Orkestra e Kuqe’ ka kohë që funksionon në Serbi dhe askujt nuk i intereson. Anëtarët e këtij grupi po e shkatërrojnë në mënyrë sistematike Serbinë, në aspektin ekonomik, politik dhe veçanërisht të sigurisë”, thekson Trifunoviq.

Sipas tij, të gjithë këta po e grabisin vendin dhe po provokojnë luftëra.

“Pas vdekjes së Titos, po këta, fillojnë një grabitje masive dhe mbyllje të të gjitha kompanive tona të krijuara nga paratë e Planit Marsala, provokojnë luftëra, inflacion, fshehin para në Qipro dhe rrëmbejnë gjithçka”, shprehet ai.

Trifunoviq shton se mafia politike serbe e dëshiron Putinin, duke pohuar se më këtë po shkatërrohet vendi.

“Pse mafia politike serbe e do Putinin? Mjafton që njerëzve t’u bëhet shpëlarja e trurit përmes makinerisë së tmerrshme për të bërtitur ‘Rroftë Putini’ ose ‘Rroftë Rusia’ dhe gjithë vjedhjet dhe gjithë nepotizmi e gjithçka tjetër harrohet në një çast. Në fund të fundit, çfarë lloj vjedhjeje? Kur idhulli i këtyre njerëzve është Putini, njeriu që lë gruan, jeton në një vilë 1 miliardë euroshe, pushon në një jaht 700 milionë euro dhe ka një orë 55 mijë euro”, përfundon Trifunoviq.

Më Shumë

Suharekasit i hyjnë hajnat në shtëpi, i vjedhin stoli ari e para të gatshme

Një vjedhje ka ndodhur të enjten, në rrugën “Maksut Kuqi”, në Suharekë. Siç njofton Policia, një person ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë...

“Kosovës t’i hiqen vizat”, kjo është letra që Shchneeberger i ka shkruar Macron-it, por s’mori përgjigje

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, i ka shkruar një letër presidenti francez, Emmanuel Macron, duke i kërkuar që Kosovës t’i hiqen vizat,...

Nis zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit Kosovë – Shqipëri

Paradite në pikëkalimin kufitar të Morinit qytetarët që shkuan për Shqipëri nuk patën kontrolle nga policia kufitare, por pasdite situata nuk ishte e njëjtë....

“Loyola-Gymnasium” arrin 81.45 për qind në Testin e Arritshmërisë

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), nxënësit e klasave të nënta të “Loyola-Gymnasium” kanë treguar...

West Ham synon transferimin e Lingard

West Ham United ka hapur diskutime me Jesse Lingard, i cili u largua nga Manchester United këtë verë, sipas The Athletic. Lingard pati një periudhë...

U tha se kërcënoi përmes telefonit kryetarin e Prizrenit – flet Zafir Berisha: Jam në Himarë nuk e di çka po ndodh

Kryetari i Nisma-s në Prizren, Zafir Berisha ka mohuar se ka kërcënuar përmes telefonit kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj. Berisha në një përgjigje me...

Policia ndalon një veturë në Prizren, brenda saj gjenden shtatë migrantë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një kosovar të cilit në veturë ia janë gjetur shtatë migrantë që janë futur...

Unë jam një kërkues kokëfortë i parajsës së humbur

Profesor i nderuar, po e realizojmë këtë intervistë dhe po e fillojmë me pyetjen më të zakonshme, në të cilën duhet të na përgjigjeni...

Mane shpjegon kalimin te Bayern: Klubi i duhur, në kohën e duhur

Sadio Mane është lojtari më i ri i Bayern Munich. Senegalezi ditën e djeshme kreu vizitat mjeksore te bavarezët. Anësori shpjegoi dhe pse mori vendimin...

Haxhiu: Procesi i Vettingut s’ka të bëjë me emra të përveçëm, pres takim me liderët opozitarë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ka qenë rrugë e vështirë deri në finalizimin e koncept-dokumentit për Vettingun. Ajo ka thënë se ...

Akuzohej se ia ofroi 5 euro ryshfet policit kufitar në Vërmicë, dënohet me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Klodian Durollari, duke e dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 300...

“U martova me dashurinë e jetës sime”, gruaja e Harry Maguire nxjerr foto nga dasma “përrallore”

Gruaja e Harry Maguire, Fern Hawkins, ka publikuar fotografi nga dasma përrallore e tyre, me ceremoninë që u zhvillua të shtunën në një Chateau...

Kurti: Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar poetin Xhevdet Bajraj, i cili vdiq dje pas një sëmundje të shkurtër,...

Ky është 25 vjeçari i arrestuar për therjen me thikë në Prizren

Një person është lënduar si pasojë e therjes me thikë në Prizren. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi që u arrestua nën...

Eskalon debati/ Vjehrri shtynë nusen në Prizren, përfundojnë të dy në polici

Në Prizren sot ka ndodhur një incident brenda një familje në rrugën “Bushatlinjët”. Një zënkë mes nuses dhe vjehrrit 68-vjeçar për pak sa nuk eskaloi. Ngjarja...

Konjufca, opozitës: Çfarë Trusti, mos boni hajgare

Gjatë ditës së sotme është paraparë që Projektligji për Trustin të diskutohet dhe hidhet në votim në seancën plenare, por diçka e tillë nuk...

Lajmet e Fundit