Vetaksidentohet biçiklisti në Prizren

Një biçiklist është lënduar pasi është vetaksidentuar në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 07:20, i dyshuari nga pakujdesia kishte humbur kontrollin dhe ishte rrëzuar, transmeton PrizrenPress.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar biçikletën nga pakujdesia kishte humbur kontrollin dhe ishte rrëzuar. Si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./PrizrenPress.com

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Lajmet e Fundit