Një person ka humbur jetën në fshatin Manastiricë të Kosovës, pas dyshimeve se është goditur nga rryma elektrike. Nga Policia kanë bërë të ditur se viktima nuk ishte punëtor i KEDS -it dhe se po hetohen rrethanat e rastit.
Në mbrëmjen e 28 shkurtit 2026, rreth orës 22:00, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në fshatin Manastiricë, ekipi i emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen e një personi.
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Sipas njoftimit, viktima R.B., rreth 50 vjeç, dyshohet se ishte ngjitur në një shtyllë elektrike për të rregulluar një problem elektrik, ku më pas dyshohet se është goditur nga rryma elektrike dhe ka pësuar lëndime fatale. Autoritetet kanë bërë të ditur se viktima nuk ka qenë punëtor i KEDS – Kosovo Energy Distribution Services.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues policorë nga stacioni i Prizren, njësia e forenzikës dhe hetues rajonalë, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Prishtinë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po vazhdojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
