8.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

VV-ja: Arrestimi i Molliqajt, me urdhër politik

DardanMolliqaj-vvNdërkohë rreth tentimit të policisë për arrestimin e Dardan Molliqajt ka dalë me një kumtesë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Për shkak të pjesëmarrjes në një protestë kundër privatizimit në vitin 2012, forcat policore sot e rrethuan Lëvizjen Vetëvendosje! në tentim për ta arrestuar Dardan Molliqajn, sekretar organizativ i Lëvizjes dhe njëherësh shef i Shtabit zgjedhor të fushatës”, thuhet në kumtesë, e cila vazhdon
“Tentim arrestimi i sotëm i policisë, me urdhër politik, e shpërfaq panikun e ish pushtetarëve nga rënia e tyre e vazhdueshme dhe ngritja e Lëvizjes Vetëvendosje! si alternativë e vetme e qytetarëve për ndryshim në Kosovë. Të prirë nga ky panik ata po i keqpërdorin institucionet e sigurisë dhe të gjyqësisë për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje!

Ne u bëjmë thirrje këtyre institucioneve që të mos bien pre e urdhrave për motive politike, me qëllim të dëmtimit tonë, sepse Lëvizja Vetëvendosje! dhe aktivistët e saj nuk bëjnë veprime kriminale, por aktivitete politike për të mirën e vendit dhe qytetarëve të tij”, përfundon komunikata.
Policia i jep Dardan Molliqajt një javë afat për dorëzim
Policia i ka dhënë një javë afat për dorëzim Dardan Molliqajt, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, merr vesh Koha.net. Atë policia e kishte kërkuar edhe një herë tjetër, por ai nuk ishte dorëzuar. Megjithatë ai ka vazhduar të marrë pjesë në veprimtaritë publike politike të Vetëvendosjes.

Policia ka rrethuar sot në orët e para të mëngjesit selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë, me qëllim të arrestimit të Dardan Molliqajt, sekretarit të saj. Gazetarët, që kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të marrë vesh se çfarë po ndodhte, janë në pritje të një sqarimi nga zyrtarët policorë për arsyet që ai duhet të arrestohet. Jozyrtarisht përmendet pjesëmarrja e tij në protesta të ndryshme të Vetëvendosjes gjatë viteve të kaluara.

 
Policia e Kosovës nuk ka arritur ta dërgoi në Prokurori Dardan Molliqajn, Sekretar i lëvizjes Vetëvendosje, shkruan gazeta express.

Ai ka refuzuar të paraqitet në Polici pas hetimeve që janë zhvilluar ndaj tij për pjesëmarrje në një protestë për privatizimi.

Ndërkaq, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Agron Borovci, ka demantuar lajmin se sot në orët e hershme është rrethuar selia e Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë.

“Policia ka pranuar një thirrje prej Gjykatës, për t’i dërguar një thirrje Dardan Molliqajt, për t’u paraqitur në Gjykatë. Nuk ka pasur asnjë rrethim, përveç që i është dërguar ftesa, dhe asgjë më shumë”, ka thënë Borovci për Indeksonline.

Por, Erzen vraniqi deklaron se forca të policisë në këto momente e kanë rrethuar selinë e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë për ta arrestuar Dardan Molliqajn.

“Forca të policisë e kanë rrethuar selinë Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Ata duan ta arrestojnë Dardan Molliqajn, shefin e shtabit për pjesëmarrje në aksione”, ka konfirmuar përmes një sms zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, raporton epoka e re.

Më Shumë

Kubëzohen rrugët e fshatit Kuk në Dragash

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, sot vizitoi njërin prej 20 akseve rrugore që po kubëzohen në fshatin Kuk. “Sot vizitova njërin nga 20 akset rrugore...

Arrestohet djali në Malishevë, dyshohet se rrahu nënën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Malishevë. Atje, dyshohet se një person (mashkull) ka ushtruar dhunë psikike dhe...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit