16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Zafir Berisha: Jam një alternativë më ndryshe nga “shkollat” që kanë qeverisur Prizrenin

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha thotë se Nisma ka mbetur shpresa e vetme për këtë qytet.

“Qytetarët tashmë kanë parasysh qëndrimet e mia. Aktualisht unë jam një veteran i politikës në nivel lokal. Kam qenë pjesë e kuvendit komunal, pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e qeverisë, ndërsa në Prizren kam kontribuar në jetën politike aq sa kam pasur mundësi dhe asnjëherë nuk jam pajtuar me keqqeverisjen. Qytetarët e Prizrenit nuk e harrojnë se unë pasi e kam sjell PDK-në në pushtet si kryetar i degës, jam larguar duke dhënë dorëheqje, sepse nuk jam pajtuar me keqqeverisjen. Po ashtu, as në këtë mandat nuk jam pajtuar me keqqeverisjen e Mytaher Haskukës”, tha Berisha për “Epoka e Re”.

“Jam një alternativë më ndryshe nga “shkollat” që kanë qeverisur Prizrenin. Ky qytet e ka provuar LDK-në shtatë vjet, PDK-në dhjetë vjet, kurse në këto katër vjet qytetarët janë të tmerruar nga keqqeverisja e LV-së. Apriori mendoj se ekipin që tashmë jam duke e prezantuar do të jetë ekip i cili do ta bëjë politikën autoktone të qytetit të Prizrenit. Po e them autoktone sepse edhe në kohë të PDK-së dhe tash në kohë të qeverisjes së LV-së Prizreni është qeverisur nga njerëz që kanë ardhur prej vendeve të tjera. Pra, është një ofendim i madh që i është bërë Prizrenit me qeverisjen e LV-së dhe Mytaher Haskukën kryetar, duke sjell drejtorë nga Prishtina dhe duke i nënçmuar kuadrot e qytetit të Prizrenit. Mendoj se këto gjëra qytetarët e Prizrenit i kanë parë dhe më 17 tetor në zgjedhje lokale do të vlerësojnë drejt”.

Më Shumë

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec ku nuk u kursyen as gra e fëmijë. Më...

Osmani në Krushë të Madhe: Zërat e viktimave kumbojnë ende, po inaugurohet muzeu për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë

Në Krushë të Madhe në Rahovec është përkujtuar masakra e kryer 25 vjet më parë, më 25 mars 1999, e cila la rreth 250...

Lajmet e Fundit