Zyrtare: Aston Villa transferon edhe Lucas Digne-n

Klubi i Aston Villa-s vazhdon të jetë aktive në këtë afat kalimtar dimëror.

Pas transferimit të Philippe Coutinho-s, Villa tani konfirmoi edhe afrimin e mbrojtësit Lucas Digne nga klubi i Everton-it.

“Aston Villa ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Lucas Digne nga Everton”.

“Reprezentuesi francez, i cili ka përfaqësuar klube elitare të futbollit evropian si PSG, Roma dhe Barcelona, ??bëhet nënshkrimi ynë i dytë i afatit kalimtar të janarit”, thuhet në njoftimin e Aston VIlla.

 

Shifrat e transferimit nuk janë bërë zyrtare, por Aston Villa thuhet se ka paguar 25 milionë funte apo rreth 30 milionë euro për transferimin e francezit.

Digne së fundmi ishte pjesë e Everton-it që nga viti 2018, kur u transferua nga Barcelona për shumën e 21 milionë eurove.

Ndërkaq, 28 vjeçari u bë i njohur në vitin 2013, kur u transferua nga skuadra e Lille në klubin e Paris Saint Germain.

Digne gjithashtu numëron edhe 43 paraqitje zyrtare me kombëtaren e Francës.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Lajmet e Fundit