Sulmohen fizikisht dy meshkuj në Prizren nga persona të panjohur

Dy meshkuj kanë raportuar se janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur, transmeton PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur në rrugën e “Besim Shala” në Prizren të dielën në mbrëmje rreth orës 21:30.

Sipas raportit ditor të policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se jane kanosur dhe sulmuar fizikisht nga dy te dyshuar te panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime./PrizrenPress.com

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit