Thaçi e fton Kurtin në takim më 1 prill

Pasi paralajmëroi se do të nisë konsultimet me partitë politike, presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin në takim.

Në letrën që e ka siguruar Klan Kosova, i pari i vendit ka thënë se pas mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë do t’i ndërrmarrë të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”.

Thaçi e ka ftuar Kurtin – si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit – që të takohen më 1 prill në orën 10:00.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit