16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 1007

I dënuar për pastrim parash nga Zvicra/ Kapet në Morinë shtetasi kosovar, pritet ekstradimi

0

Një shtetas i Kosovës është kapur mëngjesin e 6 korrikut në pikën e kalimit kufitar të Morinës, ku bëhet me dije se ai është i dënuar për pastrim parash nga shteti zviceran.

A.D., 33 vjeç është shtetasi kosovar i cili është kapur ndaluar në pikën kufitare të Morinës.

Sipas informacioneve nga komunikata, 33-vjeçari rezultonte se ishte shpallur në kërkim nga shteti zviceran.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet zvicerane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pastrim parash.

Teksa është ndaluar, 33-vjeçari pritet që të ekstradohet./Albanian Post 

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Strakosha zgjedh klubin e njohur grek

0

Portieri shqiptar Thomas Strakosha raportohet se është afër transferimit në Greqi.

‘Gardiani’ i Kombëtares së Shqipërisë duket se ka vendosur të largohet nga klubi anglez, Brentford.

Sipas medieve greke, Strakosha karrierën do ta vazhdojë tek AEK.

Klubi i njohur grek dhe portieri shqiptar thuhet se tashmë kanë arritur marrëveshje dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet transferimi i Strakoshës tek skuadra AEK.

Strakosha shfaqi formë të mirë në Evropianin ‘Gjermani 2024’ me Kombëtaren e Shqipërisë.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Reagimi i parë i Kadaresë nga Tufina

0

NGA ROBERT ALIAJ e

Në muzgun e ditës sime të parë, unë sapo u ula, e vendosa stilolapsin mbi një letër, por shpirtrat nuk po e ndalojnë ende rrjedhjen e tyre ashtu siç boja është e destinuar ta bëj. Vendosmëria ime dikur e paperceptueshme – një kështjellë e padepërtueshme, e pakorruptuar nga kthetrat e ftohta të pushtetit – thahet tani si gjethet e vjeshtës nën tiraninë e arbitrit ultim: vdekshmërisë. Ah, ironitë e fatit!

Të jetosh i padominuar, por të vdesësh i pavendosur. Shakaja e përjetshme e ekzistencës njerëzore, e krijuar nga një humorist shumë më i madh dhe më cinik se vetja ime. Emrin tim, të njohur dikur nga turmat mërmëritëse që popullonin sheshet shqiptare dhe bulevardin me kalldrëm të “Dëshmorëve të Kombit” në Tiranë, tani i bërë një relike fluide kujtimesh që vetë ata, kombi që u mundova ta demaskoja nën një shkëlqim llaku trillimesh të sjellshme, nuk arritën ta heqin qafe plotësisht, ah mendjet e tyre të marra.

E kursyer nga vdekja, kjo marrëzi shqiptare – shkaku dhe pasoja – u derdh aty, duke më tallur, duke më ftuar për atë kërcim të fundit.

Po tani që u ulën në greminën e prehjes sime të përjetshme?

Nuk guxova të qeshja. Imagjinoni, nëse dëshironi, një komb, të rënduar me frymën e pavendosmërisë. Sepse vdekja ime nuk tërhoqi vetëm telat e pikëllimit; ajo shthuri sixhade të tëra konfuzioni mbarëkombëtar të qëndisur në mënyrë të ndërlikuar në çdo fije. Përshëndetja ime e fundit i kapi të gjithë, të zhveshur në gjumin e tyre, si një mysafir i papritur në një banket shkretëtirë. Kryeministri, zoti ia bekoftë zemrën e tij hezituese, i trazuar në zyrën e tij të praruar, ndërsa hijet e muzgut insinuohen përmes perdeve të rënda e të qëndisura nga shteti, u xhindos, u rrotullua, i rënduar nga një tmerr më i frikshëm se çdo debakli i politikës së jashtme. Ku mund të prehet një burrë që vinte pikëpyetje mbi gjithçka dhe nuk u mbështet kurrë në asnjë asurancë? Që vuri në dyshim çdo siguri? Kompleksiteti i destinacionit tim postume gërvishti arsyen e tij.

Vendimi ishte i mbushur me atë lloj ambiguiteti paralizues që shpirti im kishte fermentuar prej kohësh në venat e tij. Ata e kishin të qartë se, duke ndjekur analet misterioze të ligjërimit qeveritar, ata nuk mund të gjenin asnjë precedent për varrimin e një mendimtari të lirë kokëfortë, sepse boja dhe pergamena nuk mund të llogaritnin mendjet e pakufishme. Dhe mes një pakënaqësie të tillë, ata kërkuan kot një vend për të më liruar – në mënyrë që toka të gëlltiste atë që qiejt nuk mund ta mbanin dhe heshtja e vendit tim të prehjes të flasë më shumë se çdo fjalim që mund të mblidhnin. Por, mbani mend, ne jemi në Shqipërinë e Kadaresë, ku hijet e enigmave përpëliten përjetësisht dhe binarët shkrihen me nuancat e ironisë.

Të preokupuar në shqetësimet e tyre hamletiane, ata në thelb shkruan romanin që nuk munda ta shkruaja unë me frymën time të fundit. Një përmbytje shpirtërore, hezitimi dhe mendjemadhësie shtrihej atje në ajër, duke rrokur ndërgjegjen kolektive të një kombi që vërtitet në boshtin e arsyes dhe të mosarsyes. Ndoshta në këtë ironi të fundit qëndron testamenti i vërtetë i trashëgimisë sime. Një përrallë e pashkruar, por e lexuar botërisht, e pëshpëritur nëpër korridoret e kohës, sfiduese edhe përtej varrit.

Në të vërtetë, nuk u gjet një vend pushimi përfundimtar për njeriun, mendja e të cilit nuk njihte kufij, jo sepse nuk mundën, por ndoshta, pikërisht sepse nuk duhej. Kështu, edhe në vdekje, unë i mbajta ata në atë bastion të mendimit – të paankoruar, përjetësisht meditues dhe mrekullisht të lirë nga çdo pengesë.

I juaji Kadare Tufinë, 4 qershor 2024

Në një barnatore në Prizren konfiskohen 266 paketime medicinale

0
Të premten janë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të barnave në Prizren.

Barnat e konfiskuara kishin qenë pa banderola, të cilat edhe janë sekuestruar nga inspektorati farmaceutik.

“Rr. Sheh Emini, Prizren 27.05.2024 – NN. Njësiti relevant policor, në përkrahje të inspektoriatit farmaceutik, me datën 05.07.2024 ka bërë një inspektim në një barnatore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë inspektimit kanë hasur në paketime të barnave medicinale pa banderola, të cilat barna janë sekuestruar nga inspektorati farmaceutik. Sasia e barërave të konfiskuara është: 84 artikuj me gjithsejtë 266 paketime medicinale të ndryshme me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftim.

Me rekomandim të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

EURO 2024 vazhdon sot me dy superduele

0

Kampionati Evropian ‘Gjermani 2024’ vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve.

EURO 2024 ka hyrë në fazën më interesante, andaj çdo sfidë pritet sjellë emocione dhe duele dramatike.

Angli-Zvicër është dueli i parë që luhet sot prej orës 18:00, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të çerekfinales së këtij eventi të madh në futbollin evropian.

Dueli mes ‘Tre Luanëve’ dhe zviceranëve pritet të prodhojë një ndeshje tejet interesante. Zvicra me kapitenin Granit Xhaka pasi eliminoi Italinë, synon të ‘rrezojë’ edhe Anglinë, mision ky aspak  i lehtë për skuadrën helvete pasi që ‘Tre Luanët’ nuk dorëzohen lehtë pavarësisht formës jo të mirë që po tregojnë anglezët në këtë Evropian.

Holandë-Turqi, është sfida e fundit e fazës së çerekfinaleve, ndeshje kjo që starton në orën 21:00.

Padyshim se edhe ky ballafaqim pritet të dhurojë një ndeshje joshëse pasi që të dy skuadrat synojnë të prekin gjysmëfinalet e EURO 2024.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Malishevës dhe KFOR-i me memorandum bashkëpunimi për turizëm

0

Komuna e Malishevës dhe KFOR-i kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim pune zëvendëskomandantin e rajonit perëndim të KFOR-it, kolonelin Besnik Fana.

Sipas njoftimit të kësaj komune, takimi u organizua për të formalizuar nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, me fokus në programin “Për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm”.

Tutje në njoftim thuhet se ky program do të implementohet në bashkëpunim me Universitetet “Haxhi Zeka”, “Ukshin Hoti” dhe “Fehmi Agani”.

Kastrati shprehu mirënjohjen e tij dhe të komunës për bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimet e përgjithshme në vend.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kosova pa fond emergjent, afër gjysmë milion dëme nga reshjet e shiut vetëm në Dragash

0

Mbi gjysmë milionë euro është dëmi i shkaktuar në Komunën e Dragashit pas vërshimeve që ndodhën javë më parë. Nga kjo komunë janë në pritje të kompensimit nga Qeveria. Derisa nga Asociacioni i Komunave të Kosovës po kërkojnë që të formohet një fond emergjent, për të evituar të tilla vonesa.

Vetura të përmbysura, shtëpi me ujë, e rrugë të shkatërruara ishin pamjet e fshatit Kuk të Dragashit, një ditë pas vërshimeve.

E jo vetëm këtu, nga kjo fatkeqësi natyrore, edhe shumë rrugë, ura e mure mbrojtëse u dëmtuan me 26 qershor në fshatrat e këtij qyteti i cili gjendet në jug të Kosovës.

Vlera e këtyre dëmeve kap shifrën afër gjysmë milionë euro.

Kryetari i Komunës në një prononcim për tëvë 1, ka thënë se janë në pritje të qeverisë që sa më parë të dalin këto para.

Ashtu sikurse Dragashi, edhe komuna e Skenderajt është në pritje të kompensimit për vërshimet që u prek në janar të vitit 2023.

Ani pse kanë kaluar më shumë se 17 muaj, sipas zyrtarit për informim në këtë komunë, Qeveria nuk ndau para për dëmet që u bënë në infrastrukturën publike.

“Sa përket vërshimeve Qeveria e Kosovës e ka kompensuar një pjesë të madhe te familjeve që janë dëmtuar kurse sa i përket dëmeve në infrastrukturën publike, dëmeve në biznese dhe dëmeve të tjera që kanë qenë në ura, në trotuar ende nuk ka asnjë lloj kompensim nga Qeveria e Kosovës, të cilat janë afër 6 milionë euro në infrastrukturën publike”, tha zyrtari për informim në Komunën e Skenderajt, Amir Lushtaku.

E që këto vonesa të kompensimit të dëmeve me muaj e vjet të anashkalohen, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë kërkuar që të formohet një fond emergjent.

“Kjo procedurë po është shumë burokratike, dhe ndihma e shtetit tek qytetaret mund të shihet pas disa muajve, por qytetari kërkon emergjencë sepse nëse ka dëme materiale në një shtëpi apo banesë ata kërkojnë ndihmë menjëherë që dëme të sanohet e jo përmes këtyre procedurave”, tha drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Tëvë1 ka kërkuar përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës në lidhje me kërkesën e Asociacionit të Komunave por nuk ka marrë përgjigje./tëvë1

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Malishevë: Bllokohet rruga nga Stacioni i Policisë për shkak të asfaltimit

0

Komuna e Malishevës përmes një komunikate ka njoftuar se, të shtunën, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve rruga nga Stacioni i Policisë, që vazhdon përreth zonës së varrezave të qytetit deri te kyçja me rrugën afër gjykatës në Malishevë. Arsyeja e bllokimit të rrugës është fillimi i procesit të asfaltimit.

Sipas njoftimit kjo rrugë do të jetë e bllokuar nga ora 06:00 deri në përfundimin e tërësishëm të procesit të asfaltimit të kësaj rruge gjatë ditës së nesërme.

Nga Komuna e Malishevës kërkohet mirëkuptim nga qytetarët dhe bizneset për vështirësitë që do të krijohen në qarkullim për shkak të mbylljes së domosdoshme të kësaj rruge në këtë fazë të punimeve.