16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 1006

Dy lojtarët e Chelseat që mund të përfshihen në marrëveshje për transferimin e Osimhen

0
Ka sugjerime se Chelsea mund të ofrojë Romelu Lukakun dhe Cesare Casadein si pjesë e një marrëveshje për të zbritur çmimin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen.

Reprezentuesi nigerian është i frustruar me mungesën e interesimit për të në afatin kalimtar, pasi ai ka nënshkruar kontratë të re në dhjetor me dëshirën dhe qëllimin që të largohet këtë verë.

Ideja ishte që Osimhen të shitet për klauzolën e tij të lirimit (130 milionë euro), por kjo shumë po konsiderohet si tejet e lartë nga ekipe si Arsenali, Manchester United dhe Chelsea.

Paris Saint-Germaini, Bayern Munich dhe Real Madridi nuk duken në mesin e ekipeve të interesuara për shërbimet e tij gjithashtu.

Me këtë në mendje, TEAMtalk ka raportuar se Chelsea është në bisedime me Napolin për të diskutuar opsione të ndryshme për shkëmbimin e lojtarëve, diçka që do ta ulte koston totale të operacionit.

Lukaku është kandidati i padiskutueshëm, duke pasur parasysh se Antonio Conte është i etur që të ribashkohet me belgun i cili nuk është në planet e Chelseat për sezonin e ri.

Armando Broja dhe Trevoh Chalobah ishin përmendur, por asnjëri nga ta nuk ka tërhequr interesim konkret nga Napoli.

Një emër që po diskutohet është ai i Cesare Casadei, 21-vjeçarit i cili u largua nga Interi në vitin 2022 për 14 milionë euro dhe në 2022 punoi nën urdhrat e Enzo Marescas tek Leicester City.

Napoli e ka humbur Piotr Zielinskin si lojtar të lirë tek Interi, kështu që Casadei do të shihej si transferim i nevojshëm për ta mbuluar atë pozitë.

Në rast se Lukaku dhe Casadei përfshihen në marrëveshje, Chelsea do të shpresonte të paguante vetëm 60 milionë euro për Osimhen./Telegrafi/

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Prizren gjendet në rrugë një person i therë me thikë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen Bazhderhane në Prizren.

Sipas njoftimit, viktima ishte i sulmuar me thikë. Nuk dihet se kush janë sulmuesit.

“Viktima mashkull kosovar,  është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona  ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar,  nga vetura  e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Temperaturat e larta, IHMK: Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Ky institut ka bërë thirrje që të bëhet kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, përcjell Klankosova.tv.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.Preferohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik). KUJDES kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Suhareka në pritje të stadiumit me standarde evropiane

0

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrullah Çeku premtimin për ndërtimin e stadiumit me standarde evropiane në Suharekë, para deputetëve e kishte dhënë në shtator të vitit të kaluar.  

Por, dhjetë muaj pas ende nuk është përzgjedhur projekti final stadiumit, ani pse konkursi për zhvillimin e projektit ideor ishte hapur në prill të këtij viti.

MKRS-ja nuk dha detaje, por, tha se aktualisht është duke u zhvilluar faza e përzgjedhjes së projektit, përçka kanë aplikuar katër operatorë ekonomikë.

Sidoqoftë, kurdo që përzgjidhet projekti, Komuna e Suharekës është gati.

“Kohëve të fundit me keni parë se kam qenë i zëshëm dhe kam kërkuar stadium me standarde evropiane sepse ne e kemi ndarë një lokacion 15 hektar për fusha sportive që është i paraparë me harta zonale, pra me letra jemi në rregull.”, tha kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. 

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Kryetari Bali Muharremaj, pret që puna në ndërtimin e stadiumit që e konsideroi shumë të nevojshëm, të fillojë sa më parë.  

“Ka qenë një komision qeveritar këtu në zyre para dy muajve kemi biseduar dhe nga ajo që di është duke u bërë projekti dhe me ndërtimin e tij ne do të kemi lehtësira. Momentalisht ai që e fiton projektin besoj që ministri do te marrë masa dhe te fillojë sepse me të vërtetë kemi nevojë.”, shtoi Muharremaj.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 100 mijë euro për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Suharekës. Sipas projektbuxhetit për vitin 2024, këto mjete, janë dedikuar për hartimin e projektit. Ndërkohë, sa do të kushtojë ndërtimi i stadiumit nuk dihet akoma.

Ditë më parë, ATV-ja raportoi se Komuna e Suharekës përballet edhe me një problematikë, meqë tashmë Klubi i Suharekës që garon për herë të parë në Superligë ka bërë kërkesë për qasje të plotë  në stadiumin e qytetit të cilin komuna i kishte dhënë në shfrytëzim Ballkanit për 10 vjet.

Në mungesë të një stadiumi të përmasave evropiane, Klubi i Futbollit, “Ballkani” ndeshjet ndërkombëtare nuk mundi t’i zhvilloi në shtëpi./atvlive.tv/

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Goditet për vdekje një biçiklist në Prizren

0

Një person i moshës rreth 64-vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në Prizren.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ishte duke e kaluar rrugën me biçikletë në vendkalimin për këmbësorë.

“Rreth orës 17:40 policia ka pranuar një informatë se është goditur një biçiklist në vendkalimin për këmbësorë në rrugën ‘Ekrem Rexha’”.

“Nga urgjenca është dërguar në spitalin rajonal dhe pas pak kohësh si pasojë e plagëve, viktima ka ndërruar jetë”, tha Gashi.

Tutje, Gashi bëri të ditur se në lidhje me ngjarjen është arrestuar vozitësi i makinës, kurse trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes 22-vjeçari nga Krusha e Madhe në një aksident në Francë

0

Një mërgimtar nga Krusha e Madhe, vetëm 22-vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Francë.

Erjon Duraku, ishte duke u kthyer nga puna kur ndodhi fatkeqësia.

“Ashtu si shumë mërgimtarë të tjerë, Erjoni po përgatitej të vinte në Kosovë gjatë këtyre ditëve. Megjithatë, Zoti deshi që ai të kthehej në Atdhe në një mënyrë tjetër. Trupi i tij do të varroset në tokën e Krushës së Madhe dhe rreth detajeve të varrimit do t’ju njoftojmë në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e fshatit Krushë e Madhe.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Suhareka bën goditjen e radhës, transferon ish-lojtarin e Wilit

0
Suhareka vazhdon të jetë një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e futur për herë të parë në Superligë synon që të lë gjurmë dhe për këtë po bën disa transferimeve shumë interesante.

Goditja e radhës nga Suhareka është Argtim Ismaili, mesfushor i lindur dhe rritur në Zvicër.

Telegrafi mëson se marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi do të bëhet në orët e ardhshme.

25-vjeçari ka qenë një nga talentët më të mëdhenj në futbollin zviceran, por disa lëndime ndalën hovin e tij.

Megjithatë ai e ka nisur karrierën në St Gallen, për të luajtur edhe te Wili në Challange League dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës së dytë të Grasshopperit, por që rregullisht ka stërvitur me ekipin e parë.

Mesfushori defensivë ka cilësi jashtëzakonisht të mira dhe do të jetë një ndihmesë e madhe e Suharekës për t’i arritur objektivat.

Ismaili pritet që të jetë tandem në repartin defensivë të mesfushës me Lorik Boshnjakun.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Virtuozët në instrumente të ndryshme ndezin natën e dytë të “Prizren Rock and Blues Festival”

0
Nata e dytë e edicionit të dytë të “Prizren Rock and Blues Festival” ka vijuar me muzikë mbresëlënëse nga artistët vendorë, ata të rajonit dhe ndërkombëtarë. Virtuozët e instrumenteve të ndryshme janë përkujdesur që kjo natë të jetë e paharrueshme për publikun, duke shijuar sidomos solot e tyre.

Kitaristi Sokol Keci me bendin e tij janë paraqitur me linja flakëruese në harmoni, duke sjellë një funk-rock kompleks por po aq të bukur për veshët, që ka qenë paralajmëruese për një natë me muzikë të shkëlqyeshme në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, raporton Telegrafi.

Pas tyre në skenë është paraqitur edhe një kitarist me nam, Vlatko Stefanovski, i cili me dekada ka mahnitur audiencën me aftësitë e tij për përzierjen e rock-ut, bluesit dhe ritmeve ballkanike. Paraqitja e tij me trion, ka qenë e para përgjatë karrierës së tij të gjatë në muzikë.

“Ndihemi jashtëzakonisht mirë që do të luajmë në Prizren sonte. Kam kaluar nëpër Prizren shumë herë por kurrë nuk kam luajtur këtu. Pas 50 vitesh karrierë me paraqitje në gjithë botën është koha që të luajmë për ju në Prizren, dhe është një kënaqësi e madhe”, ka thënë Stefanovski.

Ndërkaq rok grupi “403” nga Kosova ka emocionuar publikun me interpretimin e këngëve të njohura, derisa Hektor Gjurgjiali është shprehur i kënaqur që po paraqitet në vendlindjen e tij. “Mirëmbrëma Prizreni, qyteti më i bukur në botë. Qyteti im, vendlindja ime”, ka thënë ai, teksa ka shprehur mirënjohje për organizatorët për realizimin e këtij eventi, raporton Telegrafi.

Nata e dytë është përmbyllur me performancën e bendit “Dirty Loops” nga Suedia që për publikun ka luajtur muzikë me një përzierje zhanresh nga jazz fussion, funk, pop dhe klasike. “Kjo është hera e parë që paraqitemi në Kosovë dhe po e shijojmë njëjtë si ju”, ka thënë këngëtari Jonah Nilsson para të pranishmëve.

Në natën e tretë dhe të fundit të këtij festivali do të paraqiten Frank Gambale and All Star Band, Bojken Lako, Bon Jovi Experience dhe Benoit Martiny Band.

Kontributi i Shtjefën Gjeçovit, Mati Logorecit dhe Lazër Lumezit në përhapjen e arsimit kombëtar në Prizren me rrethinë

0

Sokol Cena

Shtjefën Konstantin Gjeçovi (Mihil Gjeçi) jetoi në periudhën e rritjes dhe të zgjerimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të përpjekjeve të gjithanshme për përgatitjen e luftës për pavarësi kombëtare dhe për mbrojtjen e saj, duke qenë jo vetëm dëshmitar i këtyre ngjarjeve historike, por edhe pjesëmarrës i tyre. Në rrethanat e tilla, ai zhvilloi një aktivitet të gjallë për përhapjen e arsimit kombëtar dhe për pasurimin e letërsisë e të kulturës.

Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, famullitë e Kosovës i takonin Provincës françeskane të Bosnjës, e cila pasi që nuk kishte fretër që dinin shqip, iu drejtua për ndihmë Provincës françeskane të Shqipërisë. Shtjefën Gjeçovi, pasi ishte kosovar, kërkoi vetë të vinte në Kosovë dhe në dhjetor të 1926 u emërua famullitar në Zym të Hasit, afër Prizrenit, për t’i shërbyer si bir i devotshëm Kosovës.

Këtu ai vazhdon deri në fund të jetës, atë punë të shenjtë e të përvuajtur, me të cilën kishte nisur veprimtarinë e vet si mësues i shqipes, i diturisë dhe i shqiptarisë. Sigurisht se lajmin për ardhjen e Gjeçovit në Zym e pritën me një gëzim të gjithë banorët e Hasit, pasi që për të kishin dëgjuar edhe më herët.

Afërsia njerëzore e Gjeçovit së shpejti mbolli dashuri e respekt të madh te banorët e Hasit, prandaj nuk kaloi shumë kohë dhe ai në Has bëhet personi më i pranishëm në çdo segment të jetës, në arë e në rrugë, në shtëpi e në kishë, ku zakonisht në këto takime me fshatarët, bisedonte me entuziazëm rreth thesarit të pasur popullor, që kishin shqiptarët.

Shpeshherë nuk kursente nga ngacmimet në këto biseda, dhe kështu, nxirrte fjalën e urtë të shpirtit të tyre, plot filozofi e mençuri, që e tregonin përmes gojëdhanave, proverbave, përrallave, zakoneve, bestutnive mitologjike e thënieve të tjera të shumta, që ia rrëfenin bashkëfolësit, të cilat Gjeçovi i shënonte në një fletore. Por, puna e palodhur e Gjeçovit në lëmin arsimor dhe hulumtimet e tij folklorike, etnologjike dhe në lëminjtë e tjerë, nga shovenistët serbomëdhejnë konsideroheshin si propagandë politike, që më vonë do t’i kushtojë me vdekje tragjike.

Më 1924, pushteti në shtëpinë e Ndue Ndrekë Kërhanajt hapi shkollën në këtë fshat, por jo në gjuhën amtare të hasjanëve. Madje, Mbretëria Serbo- Kroate-Sllovene i pat mbyllur ato pak shkolla në gjuhën shqipe që ekzistonin gjatë Luftës së Parë Botërore, me pretekst se kinse vetë shqiptarët nuk dëshironin t’i ndjekin.

Atëherë, në shkollën e hapur në Zym ishte emëruar mësuesi Millan (Mile) Stanimiroviq nga Leskovci, i cili veçohej me pikëpamje shoveniste serbomadhe, duke i prekur shpesh ndjenjat kombëtare të nxënësve. Gjeçovi nuk mund të pajtohet me një gjendje të tillë, prandaj me cismën e vet, kishës dhe shtëpisë private i shfryskovi i shkolle lake, përbrenda s? cilës, së vend që të zhvillonte mësimet e Sevë, nënëve mësonte njohurisë shkencore, nga lënda e historisë, gje?????, ?????????? mamnomisë.

Goja e tij ligjëroi me ndjenja të flaksa për gjuhës shajpe aq shumë e donte dhe me shumë entuziazëm sa predikante, si shojiptareve te komfesionit të krishterë ashtu edhe atyre të fesë muslimane, duke i nxitur made çosherë së punojnë dhe të vdesin për atdhe.” Ai, nak menej vetëm me mije, por krijoi edhe kurse të përshpejtuara për të luftuar analfabetizmin, që ishte aq i përhapur ndër malësorët e Hasit

Kjo dashuri përvetësuese e masës fshatare sapo shkonte e shishes Kudo istne e pranishme hija dhe fjala e tij, sa që u bë idol për liasjanës, por jo edhe për puninetin për të cilin u bë falë në sy. Gjeçovi inkte në kundërthënie të përhershme me beskikëpunëtorët e ndryshëm të pushtetit që veponin në rinrin e Hasit, prej të cilëve sidomos me memesis Millan Stanimiroviain, gë ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i xhandarmërisë. Me gjithë masat e capta të marra nga vetë Millan Stanimirovi?, kjo sikur edhe më tepër i cyti femijët që të shkonin në shkollën e fshefur ka mësohej në gjuhën e nënës nga Patër Gjeçovi që në të vërtetë ishte prift me profesion, por në realitet, ai ishte mësues i popullin. Kjo e tmerrunne mézesin Statimírovig, i cili së shpejti kandis shpifje të shumta te organet qeveritare, për t’ia vështirësuar punën dhe jetën Gjecovit.

Derisa Stanímároviqi bwnte çmos për të penguar arsimimin e popullsisë shqiptare në gjuhën ammore, Gjeçovi ishte një mësues i dytë që krijoi kontakte të afëra me mëmësit dhe i këshillonte oë urdhërat e mësuesit Stamiminoviq mos t’i përfillnín.

Në këtë veprimtari kombëtare Gjeçovin e kishte përkrahur edhe Mulla Ymer Mustafë Berisha, boshë nga Mamunha e Prizrenit, mësues i mësimit fetar islam në shkollën e Zymiit, i cili ishte njëri ndër bashkëpunëtorët dhe miqtë më të ngushtë së Shtjefën Gjeçovit, dhe si i tillë e informonte atë për çdo veprim që bënte mësuesi serbomadh e antishqiptar i përbetua.

Gjeçovi shpesh bie në konflika të hapur me Stanimiroviqin, duke mos u kursyer që edhe fizikisht t’i qëronte hesapet me të.

Për këtë meshtari dhe mwsuesi i popullit ishte fatuar nw organet e pushtetit.”Ti e di se feja nuk  ka emërua mësues. Nuk guxon tè organizosh mësim në gjuhën shqipe, as të shpërndash librin shqip. Përndryshe do të groposh varrin tënd”. Mirëpo, kërcënimet sikur e nxisin edhe më shumë Gjeçovun dhe ai edhe më  dëshirë e shtonte aktivitetin kundër çdo mase, që e preferanin pushtetmbajtësit e atëhershëm.

Shumë herë Gjeçovi a ftua më stacionin xhandarmërisë në Zym, por në  shumë kërcënime, syri i tij nuk iu frikësua asnjë rreziku./Fusnotat janë hequr nga portali. Shkrimi vazhdon/

Fillon asfaltimi i rrugës kryesore në Malishevë, Kastrati premton urbanizim të plotë

0

Komuna e Malishevës sot filloi procesin e asfaltimit të rrugës nga Stacioni i Policisë, që vazhdon përreth zonës së varrezave të qytetit deri te kyçja në rrugën afër Gjykatës në Malishevë.

Këtë investim të ekzekutivit komunal nga afër e pa edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, të cilin e shoqëronin drejtorët Hafir Rexha, Sylë Dukolli dhe bashkëpunëtorë e asamblistë të Kuvendit Komunal.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nisjen e asfaltimit të kësaj rruge dhe investimeve të tjera që po realizohen në infrastrukturën rrugore, tokësore dhe nëntokësore, e ka vlerësuar si të domosdoshme për Malishevën dhe qytetarët e saj.

Ai theksoi se premtimet e dhëna për ‘Malishevën Urbane’ po realizohen jo vetëm në infrastrukturën rrugore, por edhe me projektin madhor, si parkingun nëntokësor, bulevardin Ibrahim Mazreku, për të cilin jemi zotuar se do t’i përfundojmë brenda dinamikës së planifikuar.

Këto projekte janë arsyeja pse qytetarët na kanë besuar, dhe tashmë po i vëmë në jetë. Ndërtimi i rrugëve do të vijojë edhe në zona të tjera të qytetit, deri në urbanizimin e plotë të Malishevës sonë.

“Një Malishevë të zhvilluar e meritojnë qytetarët tanë dhe ne po e bëjmë të tillë! Urime!”, tha në fund të fjalës së tij kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.