Home Blog Page 1021

Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen e 26-vjeçarit në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave të dyshuar për rastin e 26-vjeçarit, i cili të shtunën u ther me thikë dhe vdiq mbrëmjen e së dielës në QKUK.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i dyshuari E.A. me datë 06 korrik 2024, në Prizren, me anë të mjetit të rrezikshëm, i ka shkaktuar lëndim trupor personit tjetër dhe për pasojë ka shkaktuar vdekjen e tij.

Sipas gjykatës, E.A. dyshohet për “Lëndim të rëndë trupor”, ndërsa H.B. për “Mosdhënie të ndihmës” dhe “Moslajmërim të veprave penale ose kryerësve të tyre”.


Njoftim i plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer 3 (tre) vepra penale

Prizren, 09 korrik 2024, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, gjyqtarja e procedurës Ajser Skenderi, ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për të pandehurin E.A., e cila mund të zgjasë deri më datën 07.08.2024, për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor (vepra penale ka rezultuar me vdekjen e një personi), nga neni 186 par. 5 lidhur me par. 3 pika 3.2, lidhur me par. 2 pika 2.1 të KP- së, dhe ndaj të pandehurit H.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, mosdhënia e ndihmës nga neni 188 par. 4 (vepra penale ka rezultuar me vdekjen e një personi të rrezikuar) dhe veprën penale moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre, nga neni 378 par. 1 pika 1.3 të KP-së.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

I pandehuri: E.A., me datë 06 korrik 2024, rreth orës 23:50, në Prizren, me anë të mjetit të rrezikshëm, i shkakton lëndim trupor personit tjetër dhe për pasojë shkakton vdekjen e tij, në atë mënyrë që paraprakisht takohen me viktimën A.Th., nga Prizreni me ç’rast viktima ia kërkon telefonin të pandehurit me qëllim që ta njoftojë shokun e tij – të pandehurin H.B., dhe pasi që ky i fundit vjen me veturën e tij në lokacionin në fjalë, i pandehuri ulet në ulësen e pasme të automjetit, derisa viktima në ulësen e përparme dhe pas një konfrontimi verbal me njëri – tjetrin, dalin nga vetura, me ç’rast i pandehuri me përdorimin e një mjeti të mprehtë, e godet viktimën në pjesën e përparme të këmbës (femurit) së djathtë të tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ku për pasojë, viktima nga plagët e marra pasi fillimisht pranon ndihmën mjekësore pranë Qendrës Emergjente në Prizren, dërgohet më pas pranë QKUK-së në Prishtinë, ku edhe ndërron jetë si pasojë e plagëve dhe lëndimeve të pësuara.

Këso dore ka kryer veprën penale: Lëndimi i rëndë trupor (që ka rezultuar me vdekjen e një personi).

I pandehuri: H.B., me datë 06 korrik 2024, rreth orës 23:55, në Prizren, nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten, në atë mënyrë që pasi ishte duke e bartur viktimën A.Th., në veturën e tij të markës ‘……….. me targa të regjistrit: ……….., duke e ditur se ky i fundit ishte plagosur rëndë me anë të mjetit të rrezikshëm nga i pandehuri E.A:, nuk e dërgon të njëjtin pranë ndonjë institucioni të kujdesit shëndetësor, por e nxjerrë nga vetura dhe e lë në rrugë – në afërsi të rrethit të lagjes ‘’Bazhdërhane’’ në Prizren dhe vazhdon rrugën me veturën e tij në drejtim të lagjes ‘’Ortakoll’’, ku si pasojë e plagëve dhe lëndimeve të pësuara viktima A.Th., ndërron jetë pranë QKUK-së në Prishtinë.

Këso dore ka kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës Me datë, kohë dhe vend të përshkruar si më lartë, duke qenë në dijeni për identitetin e kryesit të veprës penale të lëndimit të rëndë trupor dhe nuk e njofton organin kompetent për një fakt të tillë, në atë mënyrë që pasi ka qenë në dijeni si dëshmitar okular në kryerjen e veprës penale të përshkruar si më lartë, si dhe për emrin e kryesit të veprës penale, megjithatë refuzon që ta njoftojë policinë apo organin tjetër kompetent lidhur kryerjen e veprës penale dhe identitetin e kryesit të veprës penale.

Këso dore ka kryer veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrezikshmërinë dhe pasojat që janë shkaktuar nga veprat penale për të cilat ngarkohen të pandehurit.

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit duke vlerësuar se i pandehuri E.A:, nuk është shtetas i Kosovës, dhe pas kryerjes së veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe prezenca para institucioneve të drejtësisë është siguruar përmes Policisë pas hetimeve të ndërmarra, kurse i pandehuri H:B., Gjykata ka marrë parasysh faktin se i njëjti ka qëndruar i heshtur dhe i fshehur për Gjykatën rezulton se me lënien në liri mund të fshihen apo ipen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Po ashtu duke marrë parasysh karakteristikat personale të të dyshuarit H.B., i cili rezulton kryerës i më shumë veprave penale të natyrës së ngjashme, nga këto Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm me qëllim të parandalimit të përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

DokuFest sivjet rrugëton me temën e ndryshimeve globale, ‘New Order’

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, “DokuFest” ka vendosur ta organizojë edicionin e 23-të nën temën “New Order”.

Tranzicioni i shpejtë global, luftërat, rëniet e ngritjet ekonomike, pësimet ambientale janë ato që do ta rrumbullakojnë si tema të filmave që do të shfaqen nën ombrellën e kësaj teme.

“Me luftërat në Gaza dhe Ukrainë që sjellin ndarjet globale në lartësi të reja, një rikonfigurim i ri gjeopolitik – duke përfshirë një zhvendosje në një rend  të ri botërorë – mund të jetë në punë. Megjithatë, më shumë forca dhe tendenca  – duke përfshirë ekonominë gjithnjë e më të militarizuar të Rusisë, ngecjen e rritjes së Kinës dhe peshën në rritje e sipër të ekonomisë së Jugut Global – po  bëjnë ndryshime thelbësore në rendin më të mundshëm ndërkombëtar”, ka njoftuar DokuFest.

Edicioni i sivjetmë do të mbahet në datat 2 deri më 10 gusht.

“Për ta nxjerrë në pah përmes diskutimeve në festival, për t’u zhytur në një sërë filmash që e prekin atë, për të gjetur një lidhje nga e kaluara përmes një përzgjedhjeje filmash të vitit 1974 ose për të kuptuar nëse jemi tashmë të dënuar ose kemi ende një pikë shprese, përmes filmave për mjedisin”, vazhdon njoftimi.

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasë të dhjetë për vitin shkollor 2024/2025

0

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, ka  shpallur  konkursin  për regjistrimin e nxënësve në klasë të dhjetë për vitin shkollor 2024/2025.

Nxënësit mund të aplikojnë për regjistrim në gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Për të gjitha detajet, në të tri gjuhët, ju lutemi vizitoni vegëzën e mëposhtme:

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2024/07/Konkurs-per-regjistrimin-e-nxenesve-ne-klase-X-afati-pare2024.pdf?fbclid=IwY2xjawD59X5leHRuA2FlbQIxMAABHbnhOvERk3mmDUXPMSWw3yshLpTnpoUZl2ZKx9Nxf5JeA6eW6eBOvWzLuw_aem_vwhQe08UZ79T6rMU00qcXw

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Anulohet konkursi për gradimin në gradë të rreshterit

0
Policia e Kosovës njoftoi se ka marrë vendim të eliminojë konkursin për gradim në gradë ne rreshterit, që ishte shpallur më 12 shkurt të këtij viti. Në një njoftim për media, Policia tha se procesi për gradim ka qenë i rregullt, me përjashtim të disa procedurave teknike e administrative.

 

Policia tha se do t’i marrë për bazë rekomandimet e Inspektoratit Policor.

“Me qëllim të eliminimit të të gjitha paqartësive dhe ruajtjes së kredibilitetit të procesit të cilat mund të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës, si dhe bazuar në rekomandimet e IPK-së, Policia e Kosovës merr vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter të shpallur me 12.02.2024. Policia e Kosovës, bazuar në të gjeturat dhe rekomandimet e IPK-së, pas rishikimit të procedurave dhe implementimit të ndryshimeve dhe rekomandimeve të IPK-së, do të fillojë me të gjitha përgatitjet e nevojshme administrative dhe logjistike, që procesi i gradimit për rreshter të vazhdohet sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në komunikatë.

Policia tha se disa kandidatë kanë shprehur pakënaqësi për procesin e përgatitjes dhe mbarëvajtjes së konkursit, duke shtuar se këtij procesi i është bërë inspektim i jashtëzakonshëm.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Xhaka me bashkëlojtarë i siguruan miliona euro federatës zvicerane

0

UEFA shpërblen të gjitha ekipet përfaqësuese që marrin pjesë në Euro 2024. Në fakt të hyrat e UEFA-s nga Evropiani janë qindra milionëshe, ndërsa Konfederata Evropiane një pjesë të këtyre parave e ndanë për federatat nacionale të vendeve pjesëmarrëse e një pjesë për klubet që kanë lojtarë në Evropian.

Për shembull Zvicra me arritje në çerekfinale ka siguruar të hyra nga UEFA prej 15.25 milionë euro, ka shkruar Blick të martën.

Një pjesë e këtyre parave shkon për lojtarët e Zvicrës, në formë të bonuseve. Mbi 250 mijë euro pritet të jetë bonusi për secilin lojtar.

Një pjesë e konsiderueshme e parave i mbetet federatës dhe ligës zvicerane.

Edhe të hyrat e FSHF-së ishin goxha të mira.

Secila federatë pjesëmarrëse në Euro 2024 ka pasur të garantuar të hyra prej 9.25 milionë euro. Për fitore në fazën grupore, UEFA ka ndarë 1 milion euro, ndërsa për barazim 500 mijë euro.

Shqipëria kishte një barazim, kështu që të hyrat e FSHF-së ishin 9,75 milionë euro.

Për kalim në 1/8 e finales janë ndarë edhe 1,5 milionë të tjera, ndërsa për çerekfinale edhe 2,5 milionë. 4 milionë shtesë i pranojnë federatat e përfaqësueseve që janë kualifikuar në gjysmëfinale. 5 milionë plus i merr federata e përfaqësueses që humb finalen, ndërsa edhe 8 milionë të tjerë kampionia e Evropës./koha.net/

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Ballkani nis sot aventurën e re në LK, sfidon UE Santa Coloma

0

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani sot nis aventurën e re në Ligën e Kampionëve.

Skuadra më e suksesshme kosovare në arenën ndërkombëtare do të përballet me skuadrën nga Andorra, UE Santa Coloma.

Skuadra nga Suhareka më kohë ka kryer përgatitjet për sfidat e reja evropiane dhe tashmë është gati për duelin me skuadrën nga Andorra.

Ndeshja mes UE Santa Coloma dhe Ballkanit fillon në orën 20:00 dhe luhet në stadiumin Estadi Nacional në Andorra la Vella.

Ndërkohë ditën e sotme në fushë zbret edhe skuadra tjetër shqiptare Decic që luan në udhëtim te TNS.

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Shkeljet në trafik/ Mbi 2100 gjoba për një javë në rajonin e Prizrenit

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore përkatëse kanë zbatuar me rigorozitet planin operativ “Siguria në trafikun rrugor” gjatë periudhës 1-7 korrik 2024, duke mbuluar katër komuna në rajonin e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2107 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

Gjithashtu, në kuadër të këtij plani janë ndërmarrë masat e mëposhtme:

Hetimi i 17 aksidenteve me të lënduar.

Hetimi i 21 aksidenteve me dëme materiale.

Ndalesa për drejtimin e mjeteve për 5 shoferë.

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren kanë rritur praninë në terren duke ngritur pika të shumta kontrolli të automjeteve. Qëllimi kryesor është parandalimi i aksidenteve, me fokus të veçantë në aksidentet me pasoja fatale.

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpreh angazhimin e saj për të garantuar sigurinë në trafikun rrugor dhe për të ndërgjegjësuar drejtuesit e automjeteve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit./PP/

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

70 aksidente trafiku për një ditë në Kosovë, 34 prej tyre me të lënduar

0

Vetëm gjatë ditës së djeshme, policia ka raportuar për 70 aksidente në trafik.

Prej tyre, 34 kanë qenë me të lënduar, teksa 36 të tjerë me dëme materiale.